E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha i propozon Topit lirimin e shefit të FA, Maksim Malaj

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha i ka propozuar sot Presidentit të Republikës Bamir Topi lirimin nga detyra të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Maksim Malaj. Shkarkimi u propozua pasi nesër Malajt i mbaron mandati.

“Gjeneral Brigade Maksim Malaj, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për arsye të mbarimit të mandatit, më datë 28.7.2011, të lirohet nga kjo detyrë. Në vend të tij, sipas Berishës të emërohet Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi”- thuhet në propozimin e Berishës.

Propozimi është mbështetur në pikën 3, të nenit 169, të Kushtetutës, të neneve 7, pika 5, 16, pikat 2 e 3, dhe 30, pika 3/a, të ligjit nr.8671, datë 26.10.2000, “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikës 1/a, të nenit 22, të ligjit nr.9171, datë 22.1.2004, “Për gradat dhe karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

Kreu i qeverisë propozoi që në vend të tij të emërohet Xhemal Gjunkshi.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›