E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rritja e prodhimeve bujqesore eshte e rendesishme

Kryeministri Sali Berisha e ka nisur sot mbledhjen e qeverisë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë produkteve bujqësore dhe blegtorale.
Kreu i qeverisë e cilësoi lajm të mirë, atë të publikuar nga Ministria e Bujqësisë, për një rritje prej 31 % të eksporteve të produkteve bujqësore, blegtorale dhe agroindustriale. Por ndërkohë deklaroi se ka një rritje prej 300 % prodhimit të frutave dhe perimeve.
P”ërpjekja jonë për të nxitur subvensionim, ka bërë që mijëra ha tokë, të mbillen me frutikulturë, dhe ndaj ka trefishim të prodhimit. “, tha Kreu i qeverisë.

Një rëndësi të veçantë kryeministri i ka dhënë kultivimit dhe prodhimit të bimëve medicinave, që gjejnë treg të sigurt. Ai tha se rritje të cilësuar 48 % në sasi dhe 44 % në vlerë, kanë edhe bimët mjekësore, por potencialet janë 10 herë më të mëdha.

“Tregu i bimëve medicinave është nga tregjet më të sigurta, ndaj Ministria e Bujqësisë duhet të bëjë gjithçka për rritjen e kultivimit të tyre. Ne do të subvensionojmë dhe të fusim në skemë mbjelljen e bimëve medicinave. Flora shqiptare është ndër më të pasurat në Europë”, tha kryeministri.

Sipas tij prodhimi i bimëve medicinave dhe aromatikë është shumë i rëndësishëm. Duke ju referuar një prej bimëve, asaj të boronicës, Berisha kërkoi që të rritet mundësia e kultivimit të boronicës.

“Prodhimi i boronicës është i braktisur, por duhet nxitur si një nga bimët më kurative. Ndaj duhet të ndërmerret një projekt kombëtar, për mbjelljen e sa më shumë bimëve boronice. Berisha tha se boronica dhe shega janë ndër bimët kryesore që janë antioksidantë të fortë.

Më tej ai iu referua prodhimit të fruta dhe perimeve dhe kërkoi që fermat të organizohen në shoqata për të mundësuar rritjen e prodhimit të tyre.  “Fermerët duhet ta dinë se shoqatat nuk kanë asnjë lidhje me ish-kooperativat socialiste, por duhet të dinë se është nj nga format për të nxitur prodhimin. Ata duhet të krijojnë sëbashku sipërfaqe më të mëdha të mbjella.”, tha Berisha.

***
Një problem serioz për kryeministrin është edhe ai i peshkimit. Ndaj ai propozoi që edhe ky sektor të përfshihet në skemën e subvencionit.
Kryeministri kërkoi që MBUMK të ketë projekte për peshkimin për të gjithë rezervuarët në vend.
Përveç liqenit të Ohrit ne nuk kemi nj praktikë të peshkëzimit në liqene të tjera. Ai kërkoi që zhvillimi i peshkimit të arrihet edhe në liqene të tjera.  Ndaj kërkoi ët mos injorohet asnjë rezervuar i vogël.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›