E Diel, 1 Nëntor 2026

Tavo i përgjigjet nismës së Ramës: Të sëmurët lëvizin nga spitali me vendim të mjekëve, jo politikanëve

Merr ngjyrime politike çështja e dërgimit të dy ish- të persekutuarve të vetëdjegur për kurim jashtë vendit. Ndërkohë që kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u interesua për dërgimin e tyre jashtë vendit, ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, është përgjigjur duke thënë se një gjë të tillë e vendosin mjekët, jo politikanët.

PS dërgoi mbrëmë një njoftim të shkurtër ku thuhej se pas interesimit të Ramës, Gjergj Ndreca dhe Lirak Bejko mund të dërgohen për kurim në Itali ose në Greqi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›