E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha liron nga detyra shefin e Shtabit Maksim Malaj

Kryeministri Sali Berisha i ka propozuar sot presidentit te Republikës Bamir Topi, lirimin nga detyra të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Brigade Maksim Malaj, për arsye të mbarimit të mandatit, dhe emërimin në këtë detyrë të Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi.

Mandati i Maksim Malajt përfundon nesër me 28 korrik dhe ne referim te nenit kushtetues dhe ligjeve “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, si dhe te ligjit “Për gradat dhe karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, kryeministri Berisha i propozoi kreut te shtetit lirimin e Malajt nga detyra dhe emërimin ne vend te tij te Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›