E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryebashkiaku Basha prezanton Edmod Panaritin si nenkryetar te Bashkise

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha prezantoi sot në mesditë Edmond Panaritin, si nënkryetar i Bashkisë.

Kryebashkiaku Basha duke vlerësuar figurën e Panaritit, theksoi se puna e tij do të fokusohet tek mbrojtja e konsumatorit.
Basha deklaroi se në qendër të punës sonë do të jetë interesi qytetar.

Panarati nga ana e tij ka shprehur mirënjohjen për postin e besuar.  “Portofoli që ju përmendët, mban objektiva të mëdha për përmirësimin e jetës në kryeqytet.Krijimi i Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit dhe funksionimi i saj do të jetë sfida ime.
Energjitë tona do të kthehen në zhvillim për këtë qytet”, tha Panariti.

Më tej Basha tha se sot në orën 18.30 do të presë qytetarët në takime të posaçme, për të dëgjuar nga afër hallet e tyre, ashtu siç iu premtoi edhe në fushatën elektorale në takimet me ta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›