E Diel, 1 Nëntor 2026

Sabri Ymeri, peng i pabesise se shokeve apo i Sigurimit te Shtetit

Ne kerkim te personave te humbur, emisioni tashme me i shikuar dhe me audiencen me te larte, "Njerez te Humbur" mblodhi dhe njehere teleshikuesit e tij prane valeve te televizionit Klan. Ore te ngarkuara transmetimi direkt dhe me plot raste te reja te trajtuara jashte te zakonshmes. Dhe nese permendim histori zhdukjesh te denja per te qene fabula filmash thriller, nuk mund te lihet menjane rasti i Sabri Ymerit. Nje i ri me nje jete te rrembyeshme. Ndalesa e te ciles kurrsesi nuk mund te hamendesohej.

56 vjecari nga Vlora, Sabri Ymeri historia e te cilit merr fill ne vitet 1960, vite te cilat preken pjesen me te madhe te shqiptareve te cilet mundoheshin te plotesonin vetveten, ndonjehere duke i kaluar fare prane asaj qe u quajt "persekutimi".

Por kush eshte Sabri Ymeri, dhe cfare ka ndodhur me fatin e tij?

Vitet 1971 do te ishin vitet ku ne jeten e tij do te fillonin trazirat e para, kohe e dhimbjeve dhe brengave per familjaret e tij. Ne kete vit ai mbaron vitin e pare ne shkollen profesionale "Harry Fultz", Tirane, ne degen Elektro-Mekanike. Ne fundin e muajit shtator te po atij viti, rreth ores 10:30 te nates ne dhomen e tij tek konviktet e qytetit Studenti futen tre agjente te sigurimit te shtetit te kryesuar nga Florian Kolaneci. Agjentet e marrin me pretekstin se kishin disa pyetje per ti bere dhe te nesermen do ta linin te lire. Por c'ndodhi? Te nesermen Sabriu nuk u kthye per disa dite rresht ne konvikt dhe asnje nuk e mori vesh se ku ishte. Vetem pas disa ditesh u mor vesh se Sabriu bashke me tre shoke te tjere kishin planifikuar per tu arratisur ne SHBA, por endrrat e tyre u prene ne mes pasi njeri nga pjesetaret kishte zbuluar planin e tyre. Mbase ishte mosha e tij, mbase dhe nje forme revolte kundrejt te gjitheve, shihte nje largim te mundshem, por qe u nderpre ne mes. Salla e madhe e ngrenies e shkolles Harry Fultz u be arena e gjyqit ku u gjykuan pjesetaret e grupit. Por, kuptohet qe sistemi i atyre viteve, nuk mund te linte pa marre ndonje mase, dhe keshtu Sabriu denohet me 5 vjet heqje lirie me motivacionin "Tradhti e larte kunder atdheut dhe pushtetit popullor".

Fillimisht dergohet ne Belsh te Elbasanit ne kampin e te burgosurve politik. Gjate qendrimit nje vjecar atje, Sabriu bashke me nje shok pergatisin nje plan per tu arratisur. Arrijne te dalin nga rrethimi i telave me gjemba por roja i ndodhur ne piken e vrojtimit i dikton dhe hap zjarr me automatik ku mbetet i vrare shoku i tij. Por, duke marre shkas nga kjo ngjarje Sabriu denohet serish me nje vit tjeter duke u cilesuar si organizator i kesaj arratisjeje.

Mbas Belshit, Sabriu dergohet ne Spac te Mirdites ku vuajti denimin per 4 vjet e gjysme. Gjate kesaj kohe merr pjese ne revolten e madhe qe u organizua kunder pushtetit te Enver Hoxhes, e njohur kjo si revolta e Spacit. Periudha e fundit prej 8-9 muajsh te vuajtjes se denimit, Sabriu transferohet ne burgun politik te Ballshit ku ato kohe ndertohej Uzina e Perpunimit te thelle te Naftes. Ne prill te vitit 1977, Sabri Ymeri fiton lirine. Fillimisht punon si elektricist ne nje ndermarrje montimi ne qytetin e Vlores per disa kohe. Me vone transferohet elektricist ne ndermarrjen e TEC ne Vlore ku punoi per 6-7 vjet deri ne momentin e zhdukjes.

Ora 11:00 e paradites se 20 dhjetorit te vitit 1986 shenon kohen dhe personat e fundit qe ka takuar Sabriu, dhe me pas nuk dihet me asgje per te. Vendi ne te cilin Sabriu humb lidhjet me njerezit e tij te dashur, ishte rruga Transballkanike tek ish-shtepia e verdhe prane stacionit te trenit, Vlore. Personat e fundit Niko Pando, ish-volejbollist i Vlores, Bashkim Zyka, doktor ne Spitalin Ushtarak Tirane, me te cilin ishte i lidhur ngushte asaj kohe. Vlen per tu theksuar se kohet e fundit perpara zhdukjes, Sabriu kishte lidhur nje miqesi te ngushte familjare me Ylli Zyken, vellane e Bashkim Zykes, nip i Hysni Kapos. Ne ato kohe Sabriu shkonte shume shpesh ne Tirane dhe strehimi i tij ishte shtepia e Ylli Zykes. Mbas atij momenti e deri me tani nuk dihet me asgje per fatin e tij.

Me zhdukjen e tij, Sabri Ymeri mori me vete zemrat e familjareve, lot, mall dhe shume pikepyetje. Ne kete histori, perfshihen shume personazhe, vende e piketakime te cilat kane mbetur te pazbuluara. Si neper mjegull del detaji i perdorimit te nje motorri "Gilera" 50cc, te cilin Sabriu ne ate kohe ia kishte marre Ylli Zykes, nipit te Hysni Kapos. Cuditerisht 8 dite pas zhdukjes se tij, motori u gjet i cmontuar ne nje pyll ne periferi te Vlores. Po cila ishte lidhja e vertete mes Yllit dhe Sabriut dhe njefare Aleksander Gjyli po nga Vlora? Kjo eshte nje nder hallkat e para te kesaj humbetire qe nuk eshte sqaruar. Si per ironi, asnje nga keta persona nuk deponoi nje variant te sakte per ngjarjen, nisur dhe nga fakti qe kishin njefare suporti politik ne ate kohe. Nje larje hesapesh, konkurrence e pandershme, kontrabande, inat apo perdorje nga sigurimi i shtetit, keto jane disa nga pikepyetjet qe priten te zbardhen ne javet ne vazhdim

Marjan Shurbi, fati i shqiptarit neper burgjet greke

Vemendje te vecante iu kushtua edhe njehere rastit te djalit nga Mirdita, Marjan Shurbit. Me kerkime ne kohe reale dhe ne terren u shoqerua rasti i Marjan Shurbit. 33 vjecari eshte larguar ne vitin 1996 ne drejtim te Greqise, duke kaluar kufirin shqiptaro-grek per nga lumi i Igumenices ne afersi te Konispolit. Me date 19 prill te ketij viti, Marjani largohet nga banesa e tij pa iu thene asgje prinderve te tij. Deshmitare te ndryshem deshmojne se po ate dite Marjani eshte takuar me dy shoke te tij ne Rreshen. Identiteti i shokeve te Marjanit nuk dihet. Te tjere deshmojne se me 23 prill, ai eshte pare ne Konispol rreth mesdites. Me pas eshte pare duke kaluar lumin e Igumenices dhe jane larguar per ne drejtim te Greqise. Frika e familjareve ne kishte mundur ta kalonte ate lume pa i kushtuar jeten, ishte jo e pakte per familjaret.

Deshmi te shumta te mberritura naten e se premtes filluan te zbardhin historine e tij. Por, per te dyten jave radhazi, telefonata te shumta pohonin se kishin pare nje djale ne Greqi, dhe pikendalesa me e fundit ne historine e tij qendron ne fundin e vitit 2008, ne burgun e Koridhalose, ne Athine. Nje shqiptar, para pak kohesh i liruar nga ai burg, pohon se e kishte takuar Marjanin atje. Vetem ne saje te shume deshmive, dhe te nje telefonate te bere ne transmetim, na bejne te mendojme se me ne fund po hapet nje drite jeshile per 33 vjecarin nga Mirdita. Telefonate kjo qe solli shprese te babai i tij, duke konfirmuar dhe njehere nje vendndodhje te mundshme te tij ne kete burg. Pikerisht per zbardhjen e kesaj piste si dhe per te rene ne gjurmet e Marjanit, redaksia e emisionit "Njerez te Humbur" filloi menjehere verifikimin e tyre ne kohe reale, duke u lidhur dhe me burgun e Koridhalose, per te cilin ende pritet nje pergjigje zyrtare.

Gjendet i vdekur ne Gjermani, djali nga Tirana Nezir Gashi

Nje gjetje e trishte ishte ajo e radhes ne emisionin "Njerez te Humbur". Nezir Gashi kishte humbur kontaktet me familjaret nga Gjermania qe prej janarit te vitit 2003. I larguar qe ne vitin 1990 ne drejtim te Gjermanise se bashku me vellain dhe me familjen e tij. Qendrojne se bashku ne Celen te Gjermanise perreth 9 muaj, por me pas vellai i tij transferohet ne Belgjike. Fillimisht ata kishin kontakte te rregullta me njeri-tjetrin nepermjet telefonit dhe shkonin te njeri-tjetri vetem per festa se ishin larg. Ne festat e fundvitit 2003, Neziri shkon ne Belgjike tek vellai, ku qendron per 15 dite dhe me pas kthehet serish ne Gjermani. Gjate ketij momenti ai shkemben me te vellane vetem dy telefonata. Telefonata e pare ishte pas pushimeve per ti thene qe kishte mberritur mire. Telefonata e dyte dhe e fundit ishte rreth dates 25 janar ku Neziri i thote te vellait se ka nderruar shtepi dhe nga Cele e Gjermanise ishte larguar ne Hanover. Qe nga ky cast Neziri shkeput me te vellain. Pikerisht per kete arsye vellai i tij troket ne dyert e emisionit "Njerez te Humbur" per te mesuar per fatin e tij. Edhe pse tashme u arrit te mesohej cfare kishte ndodhur me fatin e Nezirit, u desh te konfirmohej nje lajm te hidhur per familjen e tij. Pas disa kohe verifikimesh me ane te ambasades shqiptare ne Gjermani, u provua se fatkeqesisht Neziri kishte nderruar jete. Kerkimet e redaksise se "Njerez te humbur" kryhen si tek te gjallet dhe te vdekurit. Nje gjetje tek keta te fundit ishte rezultat i kerkimeve te kryera.

Shenim:

Per cdo informacion rreth ketyre personave vizitoni faqen zyrtare www.njereztehumbur.com, kontaktoni me redaksine e emisionit "Njerez te humbur" ne nr. telefonit: +355 42 347 822/823/824/825 ose shkruani ne posten elektronike: aidashtino@njereztehumbur.com


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›