E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diplomat, Gjonaj; Gati per negociata

Ministria e Arsimit eshte e gatshme te toleroje per diplomat e studenteve te 3 vjecarit, qe kane refuzuar kartonet e shperndare nga ky dikaster. Zv/ministrja Adriana Gjonaj, ka pohuar se mund te ndryshoje formati i diplomes se kontestuar, po ashtu dhe te percaktohen ne te, elemente te titullit por jo ky i fundit, pasi ligji aktual nuk e lejon. "Ne do te shikojme ato elemente qe mund te permiresohen. Natyrisht ligji eshte ne fuqi dhe askush nuk ka te drejte te shkele kete legjislacion. Elemente te diskutueshem dhe qe i vene pershtat procesit, kerkesave, do te rishikohen" ka pohuar zv/ministrja e Arsimit, Adriana Gjonaj.

Rishikimi

Prej me shume se dy javesh studentet e Gazetarise te mbeshtetur edhe nga studente te tjere, kane protestuar per diplomat e tyre te cilat nuk i plotesojne te gjithe elementet e nevojshem. E ndersa kane kerkuar nje takim me Ministrin e Arsimit, Fatos Beja ky i fundit, asnjehere nuk i eshte pergjigjur kerkeses se studenteve te sistemit te Bolonjes. Por, zv/ministrja Gjonaj ka pohuar se, mund te negociohet per disa elemente te cilet nuk bien ndesh me ligjin. "I pari qe do te zbatohet eshte ligji, me mundesite qe na jep ai, por duke mos e shkelur, do te rishikojme edhe diplomat e studenteve te Gazetarise apo kolegeve te tyre, te cilet jane perfshire ne sistemin e Bolonjes", - ka theksuar Gjonaj. Nga ana tjeter studentet e Gazetarise kane theksuar ne peticionin drejtuar Ministrise se Arsimit se, do te vazhdojne refuzimin e terheqjes se diplomes, derisa atyre t'u ofrohet "nje diplome e denje, ku ne permbajtjen e saj, te perfshihen edhe kerkesat me minimale te nje studenti, i cili ka studiuar per tre vite rresht prane fakultetit te mesiperm".

Kerkesat

Nder kerkesat kryesore te studenteve kane qene vendosja e titullit ne diplome dhe formulimin e sakte te saj. Nisur nga kjo, studentet protestues kerkuan pajisjen me diplome te rregullt, e cila te permbaje te gjithe elementet e nje diplome te mirefillte universitare si titullin, ne rastin konkret "Gazetar", emrin e fakultetit si dhe te jete ne forme kartoni, si diplomat e brezit te pare te Bolonjes ne Gazetari. "Kerkojme mirekuptimin tuaj per zgjidhjen e ketij problemi qe na rrezikon te ardhmen. Gjithashtu kerkojme te vihemi ne dijeni sa me shpejt, per hapat qe do te ndermarre Ministria. Ne rast te kundert, ne studentet e Gazetarise te solidarizuar edhe nga studentet e tjere, do te ndjekim hapat e tjera demokratike, deri ne zgjidhjen e ketij problemi", thuhet ne peticionin drejtuar Ministrise se Arsimit. Por duket se pikerisht kerkesa e ndryshimit te titullit te diplomes, do te jete ajo qe nuk do te coje ne gjetjen e nje emeruesi te perbashket mes ministrise dhe studenteve per zgjidhjen e problemit te diplomave.

S. Isaku

Titulli

Titulli i diplomes eshte nje nga shkaqet kryesore qe cuan ne refuzimin e marrjes se kartonit nga studentet e Gazetarise. Po kjo kerkese duket se do te mbetet e pazgjidhur edhe nga Ministria e Arsimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›