E Shtunë, 31 Tetor 2026

Informatizimi i shkollave, 7 mije kompjutere per qytetet dhe fshatrat

Me blerjen e rreth 7 mije kompjutereve, pritet qe te dyfishohet edhe numri kabineteve te Informatikes ne te gjitha shkollat e vendit. Gjate nje vizite mbikeqyrese ne magazinen e grumbullimit te kompjutereve, drejtori i Informacionit dhe Statistikave ne MASH, Perparim Shera, pohoi se jane 7146 kompjutere. Sipas tij keto do te shperndahen ne 665 laboratore te informatikes ne shkollat e vendit dhe pikerisht ne arsimin 9-vjecar. "Qe prej 5 ditesh jane ne Tirane 7146 kompjutere, te cilet do te instalohen ne shkolla duke filluar nga java e ardhshme. I gjithe malli, prodhim i dy firmave lider ne kete fushe, ka kaluar nga pika doganore e Hanit te Hotit ne datat 21 deri 27 janar dhe eshte zhdoganuar ne doganen e Tiranes" ka pohuar zyra e shtypit ne Ministrine e Arsimit. Ky projekt qe dyfishon numrin e kabineteve te Informatikes ne shkollat e Shqiperise, po realizohet ne saje te nje projekti te financuar nga qeveria shqiptare dhe Banka Boterore, Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka e Keshillit te Evropes per Zhvillim. Dy projektet e fundit per informatizimin e shkollave te qytetit por edhe te fshatrave, kapin nje vlere prej 6 milione dollaresh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›