Krimi në familje, Halimi: Ata që rrënojnë jetë të mbahen në burg për një kohë të gjatë
TIRANË- Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi reagon ndaj valës së vrasjeve që ka përfshirë vendin ditët e fundit. Përmes një njoftimi në rrjetin social ‘Facebook’, ai shprehet se opinioni publik u trondit nga vrasja e tre grave të cilat ishin viktimë e dhunës se bashkëshortëve të tyre.
“Pavarësisht se autorët nuk duhet të paragjykohen, kur krimi është i rëndë, dënimi i vetëm i imagjinueshëm është një dënim i gjatë me burgim. Kjo është ajo çka viktimat dhe shoqëria meritojnë”,-deklaron Halimi.
Ministri i Drejtësisë kujton se vetëm pak javë më parë, hyri në fuqi paketa penale më e ashpra ndaj krimit, sepse ata që rrënojnë jetët e të tjerëve, vrasin gratë e tyre, lënë fëmijët jetim dhe u shkaktojnë dhimbje pafund të afërmve të viktimave, dhe duhet të shkojnë në burg për një kohë të gjatë.
“Ne si shoqëri duam të sigurohemi se ai që kryen një krim të tillë do të marrë një dënim të ashpër jo sipas zgjidhjes së gjykatësit, as lehtësive për çmenduri të avokatit apo prokurorit, por sipas një dënimi të ashpër dhe proporcional me krimin që ka kryer. Sepse kështu duhet të jetë një drejtësi efektive, e ashpër po aq sa krimi që kryhet”,-vijon reagimi. Por ministri shton se nuk duhet pritur që krimi të kryhet dhe më pas të dënohet autori. Ai kujton instalimin e sistemit e monitorimit elektronik disa muaj më parë dhe shprehet se u ka kërkuar disa drejtuesve të institucioneve të drejtësisë që ky sistem të aplikohet më gjerë pasi përdorimi i tij garanton që të gjithë ata që marrin urdhër-mbrojtje të mos u afrohet asnjë dhunues në distancë të largët. “Jam i bindur se kjo masë do të parandalojë kryerjen e krimit”,-shprehet Halimi, duke thënë se është e papranueshme që gjykatësit të japin urdhëra mbrojtje për viktimat duke i lënë në një banesë me agresorin.
Ministri kërkon inspektimin e të gjithë këtyre rasteve.
(e.m/News24/BalkanWeb)