E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama mirënjohje Nishanit: Shpresoj të vazhdojmë të punojmë së bashku

nishaniTiranë- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë një mesazh mirënjohjeje nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

Presidenti amerikan shprehet në mesazh “unë shpresoj se mund të vazhdojmë të punojmë së bashku për tua sjellë ato bekime njerëzve anembanë botës”.
 I dashur Zoti President!

Ju falenderoj në emër të popullit amerikan për mesazhin tuaj të mirëmenduar që shprehte urimet teksa ne festonim 237-vjetorin e pavarësisë! Me miratimin e Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik 1776, etërit tanë themelues farkëtuan një komb të bazuar mbi idealet, të cilat me kalimin e kohës, kanë marrë më tepër rëndësi-përkushtimin e palëkundur ndaj lirisë, begatisë dhe në kërkim të lumturisë për të gjithë. Në këto kohë të paqarta, unë shpresoj se mund të vazhdojmë të punojmë së bashku për tua sjellë ato bekime njerëzve anembanë botës. Sinqerisht, Barack Obama, thuhet në mesazhin drejtuar Nishanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›