Ndotja, ISHP: Firma “KURUM” larg parametrave të BE-së
ELBASAN- Drejtori i Inspektoriatit të Shëndetit Publik, Adi Hoxha inspektoi sot kompaninë industriale turke ‘KURUM’në zonën industriale të Elbasanit.
Qëllimi i inspektimit, si dhe herë të tjera, ishte kontrolli i parametrave të ndotjes për Elbasanin nga kompanitë industriale të huaja në vendin tonë.
Hoxha në një prononcim për mediat tha se megjithëse ndotja rezulton brenda parametrave kombëtare, firma është larg parametrave të BE-së.
Hoxha i tha afat kompanisë ‘KURUM”, deri në shtator për realizimin e premtimeve.
ISHP do të vijojë inspektimin edhe në firma të tjera për vlerësimin nëse kompanitë industriale në vendin tonë përmbushin ruatjen e parametrave për ndotjen sa me te vogel te ambientit.
(e.m/BalkanWeb)