E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ-i gati të largohet: Do të ikim, duam 60 mln Eurot e garancisë

Pragë- Në mesin e një lufte tashmë legale me qeverinë shqiptare, në kulmin e sulmeve politike dhe akuzave nga opozita dhe në kushtet kur në tërë vendin qytetarët debitorë po hidhen në protesta, pas ndëprerjes së energjisë elektrike, CEZ duket se është dorëzuar.

Ndërsa qeveria përgatitet t’i heqe licencën, kompania çeke, ka paralajmëruar një largim tërësor nga Shqipëria, duke kerkuar te tërheqe me vete edhe garancinë prej 60 milion Euro, te vendosur nga Banka Boterore, si garantuese e kontrates mes CEZit dhe qeverise shqiptare.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia prestigjoze e lajmeve ekonomike amerikane Bloomberg, e cila citon zyrtarë të lartë të bordit drejtues të kompanisë CEZ. “Largpamësia në tregun shqiptar është joekzistente dhe CEZ-i nuk ka gjetur një parter të qartë negocimi”,- citohet të ketë thënë në një konferencë për shtyp në Prage një nga anëtarët e bordit drejtues të  kompanisë, Tomas Plescac.

Agjencia citon kompaninë për një gjobë të rëndë që i ka vendosur qeveria shqiptare, përmes zyrës së tatimeve, prej 30 milionë eurosh. “Problemi në Shqipëri është se nëse ne arrijmë një marrëveshje me një institucion të caktuar, më pas vjen një tjetër institucion, i cili ngre pretendime krejt të ndryshme. Nuk ka një person apo trup të posacëm me të cilin mund të negociosh”,- është shprehur drejtuesi i CEZ-it.

Si pasojë e mosmarrëveshjeve me qeverinë, kompania ceke ndryhsoi një muaj më parë edhe stafin drejtues në Shqipëri, duke ia besuar kompaninë një grupi ekspertësh anglezë.

Artikullin e plotë mund ta lexoni: këtu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›