Pranga maqedonasit me arme
Policia kufitare e Qafë Thanës ka arrestuar një maqedonas, i cili tentoi të fusë në territorin shqiptare një pistoletë dhe sasi municionesh. Shërbimet e policisë kufitare gjatë kontrollit që kanë ushtruar në mjetin e 31 vjeçarit Vlase Tanaskoski kanë gjetur dhe sekuestruar në pjesën e përparme të mjetit, një pistolete tip valter si dhe një sasi municionesh.
Sipas policisë, ndalimi i 31 vjeçarit u bë kur ai po tentonte të hynte në territorin shqiptar. Nga hetimet rezulton se i ndaluari do t’i trafikonte në Shqipëri mjetin dhe municionet që kishte me vete.