E Diel, 1 Nëntor 2026

21 janari te enjten pyeten 3 deshmitare

Në seancën gjyqësore ndaj ish shefit të gardës së Republikës Ndrea Prendit, shoferit të tij Margarit Kumes dhe gardistit Agim Llupo, të cilët akuzohen për ngjarjet e 21 janarit, gjykata vendosi që të vazhdohej me pyetjen e dëshmitarëve të mbrojtjes. Në seancën e sotme ku mbrojtja do të kontestonte provat e paraqitura nga prokuroria, avokatët kërkuan që kontestimi i provave të bëhej pasi të paraqiteshin edhe provat e tyre, kërkesë e cila u miratua nga trupi gjykues. Të enjten do të pyeten 3 dëshmitarët e parë të mbrojtjes ndërkohë që u hoqën nga lista 2 dëshmitarë, të cilët janë pyetur në seancat e shkuara edhe nga organi i akuzës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›