E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimi në familje nuk ndalet, 18-vjeçarja vritet thikë nga bashkëshorti

thike-e-gjakosur-aTiranë- Edhe pse u bënë një sërë ndryshimesh në Kodin Penal sa i përket krimit në familje, vrasjet mes bashkëshortëve nuk kanë të sosur. Pas krimeve tragjike të fillimit të javës një tjetër ngjarje e ngjashme ka ndodhur në Tiranë.

Një 18-vjeçare është vrarë me thikë sot pasdite nga bashkëshorti i saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hekal të Tiranës, ku shtetasi Ersi Gjoshi, 28 vjeç, ka qëlluar me thikë në zemër gruan e tij A.Gjoshi, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Forcat e policisë kanë bërë arrestimin e autorit, i cili po merret në pyetje për të zbuluar se cilat kanë qenë shkaqet e ngjarjes.

Dy ditë më parë një grup përfaqësuesisht të shoqërisë civile zhvilluan një protestë para Ministrisë së Drejtësisë, ku u bënin thirrje gjyqtarëve që të jenë më të ashpër ndaj burrave që vrasin gratë e tyre. Kjo pasi gjatë dy javëve të fundit kanë ndodhur një sërë krimesh në familje, ku gratë janë vrarë nga bashkëhsortët e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›