Makina përplas biçikletën në Shijak, në gjendje kome 13-vjeçari
Durrës- Si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në Shijak është plagosur rëndë një 13-vjeçar.
Ngjarja ndodhi pak pas mesdite ku adoleshenti SH. Mushlika ka qenë duke udhëtuar me biçikletë, por është përplasur nga një automjet. Ishte shoferi ai që e mori të miturin dhe e dërgoi në spitalin e Durrësit, nga ku mësohet se ai është në gjendje kome. Për këtë arsye mjekët kanë kërkuar dërgimin e një helikopteri për ta dërguar në Spitalin ushtarak në Tiranë për të marrë ndihmë më të specializuar.
Transportimi me autoambulancë është i pamundur pasi duhet një makinë e përshtatshme dhe me respiratorë, që e cila nuk ndodhet në spitalin e Durrësit. Ndërkohë kanë reaguar edhe familjarët e tij, të cilët kanë kërkuar ndërhyrjen e Minsitrisë së Drejtësisë, në mënyrë që ai të shpëtojë.
Menjëherë ka reaguar më pas edhe ministri Shëndetësisë, Halim kosova, i cili ka thënë se po merret personalisht me rastin, ndërsa ka deklaruar se lëvizja e 13-vjeçarit drejt Tiranës mund ta përkeqësojë gjendjen shëndetësore. Po ashtu reagoi edhe Avokati i Popullit Igli Totozani, i cili ka shkuar në spitalin e Durrësit. Pak minuta më pas aty u dërguan një grup specialistësh, të cilët arritën në përfundimin se adoleshenti nuk mund të lëvizë prej spitalit.