E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina përplas 13-vjeçarin në Shijak. Vdes 47-vjeçari në aksident në Peqin

Ambulanca Durrës- Si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në Shijak është plagosur rëndë një 13-vjeçar.

Ngjarja ndodhi pak pas mesdite ku adoleshenti SH. Mushlika ka qenë duke udhëtuar me biçikletë, por është përplasur nga një automjet. Ishte shoferi ai që e mori të miturin dhe e dërgoi në spitalin e Durrësit, nga ku mësohet se ai është në gjendje kome. Për këtë arsye mjekët kanë kërkuar dërgimin e një helikopteri për ta dërguar në Spitalin ushtarak në Tiranë për të marrë ndihmë më të specializuar.

Transportimi me autoambulancë është i pamundur pasi duhet një makinë e përshtatshme dhe me respiratorë, që e cila nuk ndodhet në spitalin e Durrësit. Ndërkohë kanë reaguar edhe familjarët e tij, të cilët kanë kërkuar ndërhyrjen e Minsitrisë së Drejtësisë, në mënyrë që ai të shpëtojë.

Menjëherë ka reaguar më pas edhe ministri Shëndetësisë, Halim kosova, i cili ka thënë se po merret personalisht me rastin, ndërsa ka deklaruar se lëvizja e 13-vjeçarit drejt Tiranës mund ta përkeqësojë gjendjen shëndetësore. Po ashtu reagoi edhe Avokati i Popullit Igli Totozani, i cili ka shkuar në spitalin e Durrësit. Pak minuta më pas aty u dërguan një grup specialistësh, të cilët arritën në përfundimin se adoleshenti nuk mund të lëvizë prej spitalit.

Një tjetër aksident u shënua gjatë pasdites në aksin ku makin tip “Benz’ me targë TR 5431 T, që drejtohej nga shtetasi Qemal Flija ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin mbrojtës të rrugës. Për pasojë ka humbur jetën Arben Duja, 47 vjeç, dhëndërri i shoferit, ndërsa ky i fundit ka marrë plagë të rënda dhe ndodhte në spital. Shak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tejet normave të lejuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›