E Diel, 1 Nëntor 2026

PE, komisioni i Çështjeve të Brendshme kalon ligjin për pezullimin e lëvizjes së lirë

Komisioni i Punëve të Brendshme në PE

Ajo që ishte paralajmëruar prej kohësh tashmë do të marrë edhe rrugën formale. Parlamenti Evropian pritet që së shpejti të miratojë disa amandamende, që penalizon vendet të cilat kanë përfituar lëvizje të lirë në zonën Shengen, në rast shkeljes.

Amandamendet janë miratuar në Komisionin e Punëve të Brendshme të PE-së. Ky dokument lejon që për vendet të cilat kanë kryer shkelje të marrëveshjes që lejon lëvizje të lirë të qytetarëve, të ndërmerret pezullim i përkohshëm.

Por ashtu si në vendimin për liberalizimin e vizave dhe për këto amandamende do të nevojitet që PE, Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës të gjejnë kompromisin. Në terma kohorë, kjo do të thotë se një marrëveshje e tillë mund të finalizohet gjatë presidencës së Qipros (korrik-dhjetor).

Disa vende të BE-së kanë shfaqur shqetësim lidhur me numrin e lartë të azil-kërkuesve nga vendet që kanë përfituar lëvizje të lirë./F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›