Krimi ne shkolla plagoset nje tjeter nxenes ne Tirane
Nje perleshje tjeter e dhunshme mes nxenesve ne gjimnazet e Tiranes ka ndodhur dje duke sjelle plagosjen e rende te nje adoleshenti. Pavaresisht masave te marra nga policia pasi kete vit kane ndodhur disa sherre ne gjimnazet kryeqytetase ato vazhdojne te mbeten problem qe shpeshhere eshte ngritur nga familjaret te cilet kerkojne siguri me te larte.
Pas ngjarjes se ndodhur dy dite me pare ne shkollen Sami Frasheri ku mbeti i plagosur me leve nje nxenes dje paradite ka ndodhur nje episod i ngjashem ne gjimnazin Eqrem Cabej. Disa gjimnaziste jane zene per shkak te nje femre qe sipas policise kishte lidhje intime me dy djem njekohesisht. Kjo ka ndikuar ne sherrin mes tyre dhe nga konflikti ka mbetur i plagosur rende nxenesi Dhimiter Kushgjini Shenangjini i cili ka marre kater plage me thike. Sipas te dhenave ai eshte zene me bashkemoshataret e tij sapo ka dale nga ambientet e shkolles. Ngjarja ndodhi rreth ores 1130 kur gjimnazisti nxenes i shkolles Eqrem Cabej ka pasur nje konflikt me shtetasin Juvlin Hida dhe nje tjeter gjimnazist Juxhin Oshini. Burime nga vendngjarja bejne te ditur se i plagosuri eshte derguar ne spital per ndihme mjekesore nderkohe qe policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen e rende. Sipas te dhenave dy te dyshuarit jane shoqeruar nderkohe qe gjimnazisti ndodhet jashte rrezikut per jeten. Por vetem dy dite me pare ne gjimnazin Sami Frasheri u plagos rende nxenesi Tigri Kovaci pas nje konflikti te nisur ne palestren e shkolles me disa nxenes te tjere qe degjeneroi ne nje perleshje te vertete jashte deres se gjimnazit.
Kjo ka sjelle shqetesim te madh si per policine ashtu edhe per prinderit e adoleshenteve te cilet studiojne ne keto shkolla. Madje keto konflikte qe nuk jane te parat per kete vit shkollor ne kryeqytet kane sjelle edhe nje takim ne Drejtorine e Policise se Tiranes ku jane analizuar keto krime. Ne takim policia kerkoi te hartohen plane masash ku te percaktohen detyra konkrete per te gjitha sherbimet me qellim parandalimin e ketyre ngjarjeve si ne fushen e sigurise publike ashtu edhe ne ate te krimit te organizuar. Keshtu sherbimeve te policise u jane lene detyra te planezojne sherbime sipas problematikes per ruajtjen e rendit dhe parandalimin e veprimeve te tjera te kunderligjshme ne shkolla dhe ne vendet e akomodimit te nxenesve. Ndersa per antikrimin e organizuar jane lene detyra per identifikimin e personave me probleme per sigurine brenda dhe jashte shkollave si dhe te ndertojne punen per kontrollin e tyre me synim parandalimin e veprimeve te kunderligjshme e kriminale.
Plane te tilla masash jane bere edhe here te tjera nga policia si ajo e kryeqytetit por edhe e qarqeve megjithese konfliktet e ashpra ne shkolla vazhdojne te mbeten shqetesim. Ne keto plane ishin lene detyra edhe per drejtuesit e policise vendore qe te bashkepunojne me organizatat joqeveritare vendase apo te huaja qe operojne ne shkolla te organizojne takime te hapura me nxenesit e studentet per nevojen e bashkepunimit me strukturat policore ne interes te krijimit te sigurise. Kjo eshte kerkuar edhe nga prinderit duke u ankuar prane organeve drejtuese te policise qe te kene me shume kontakte me nxenesit e gjimnazeve me qellim qe ata te njihen me problemet kryesore dhe te mos bien pre e tyre duke nisur qe nga konfliktet perdorimi i lendes narkotike apo perfshirja ne aktivitete te tjera kriminale.