Energjia vazhdon te mungoje ne zonat rurale
Reshjet e dendura te shiut shoqeruar me ere te forte kane krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike ne mjaft zona te vendit. Keshtu ne Korce shtyllat dhe linjat e tensionit te larte jane keputur si pasoje e motit te keq duke shkaktuar nderprerjen e furnizimit me energji elektrike ne disa nga komunat e rajonit te Korces. Nderprerje te energjise kane pasur te pakten 10 fshatra ne zonen e Mokres te cilat e kane kaluar naten ne erresire te plote per shkak te defekteve dhe shembjes se shtyllave te vjetra prej druri. E njejta situate ka qene edhe ne komunat e Moglices dhe Bucimasit ku banoret jane zhytur ne terr qe prej dy ditesh. Ne te gjitha zonat eshte nderhyre nga sherbimet 24-oreshe per riparimin e defekteve por vetem zonat e thella malore kane mbetur ne erresire per shkak te largesise dhe linjave tejet te amortizuara.
E njejta situate ka qene edhe ne mjaft komuna malore te Qarkut te Dibres. Keshtu ne Kala te Dodes Sllove Selishte Cerjan Ostren Trebisht Zerqan Fushe-Bulqize Derjan Xiber Macukull etj. ka pasur nderprerje te energjise. Vec defekteve ne linjat e transmetimit per shkak te amortizimit te tyre mesohet se ka pasur avari edhe ne nenstacionin elektrik ne Bulqize ku eshte demtuar fidri 12 i ketij nenstacioni per shkak te shkarkesave elektrike te rrufeve.
Nderkaq Valbona mbetet e izoluar dhe ne terr qe prej dy javesh. Reshjet e shiut kane vazhduar edhe dje duke krijuar veshtiresi per rindertimin e rrjetit elektrik te demtuar ne zonat rurale te Tropojes. Nderkaq kufizime ka pasur edhe ne rrethet Fier Tepelene dhe Vlore ku energjia elektrike eshte shkeputur per disa ore.