E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Krimi, qeveria nuk reflekton"

Ilir Gjoni tha dje se Kryeministri dhe kohorta e tij megjithatë kanë harruar se njerëzit kanë memorie dhe se krekosjet e tij si gjeli në pleh nuk bindin askënd, madje as vetë atë. "Ju e mbani mend se para disa javësh ne kemi dalë në një konferencë të ngjashme shtypi, ku shprehnim shqetësimin tonë për të dhënat e publikuara në raportin më të fundit të Europolit, sa i përket krimit të organizuar në Shqipëri. Pas këtij raporti, Kryeministri nuk u ndje fare", u shpreh Gjoni. Sipas tij, Berisha bashkë me jakat e tij të bardha, me duar të pista, duhet të largohen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›