Kallëzim penal për shpifje Berishës
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, depozitoi dje në Prokurorinë e Tiranës kallëzimin penal për shpifje ndaj Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha. Sipas Ndokës, deklaratat e Berishës se kryetari i Partisë Demokristiane është pronar i një firme ndërtimi me emrin "Nardi Construction", dhe se kjo firmë ka marrë mbi 28 mijë metra katrorë truall ndërtimi, janë një shpifje e ulët e Kryeministrit, në vazhdën e përpjekjeve të tij për të dëmtuar PDK-në. Ndoka insistoi se të gjitha pasuritë e tij i ka të deklaruara në deklaratën e pasurisë së depozituar në ILDKP.