Krimi sfidon shtetin, vriten në aksion katër policë
Kapja e super të kërkuarit Dritan Dajti kushton jetët e 4 policëve. Mister mënyra se si u zhvillua aksioni dhe mungesa e forcave “Renea”
Pesë persona të vdekur, mes të cilëve 4 punonjës policie, ka qenë “fatura” për arrestimin e super të kërkuarit Dritan Dajti, të dënuarit që, sipas policisë, prej 6 vitesh ishte kthyer në një nga njerëzit më të fuqishëm të nëntokës së krimit. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme në Plazhin e Durrësit, ku policia bëri të ditur se autori i vrasjes është Dritan Dajti, një person i arratisur nga burgu në kohën e gjykimit pasi akuzohej për vrasjen e një biznesmeni. Policia konfirmoi dje se Dritan Dajti qëlloi dhe la të vdekur 4 efektivë policie, ndërsa i vdekur mbeti një i afërm i Dajtit, i quajtur Ledion Mara, që mendohet se mori pjesë në shkëmbimin e zjarrit. Në prangat e policisë ka rënë shoferi personal i Dajtit. Policët rrethuan Dajtin dhe tentuan ta kapnin, por ky aksion solli një kosto të rëndë për vetë uniformat blu dhe, për pasojë, efektivët Fatos Xhani nga Kavaja, 35 vjeç; Altin Dizdari nga Tirana, 33 vjeç; Saimir Duçkallari nga Tirana, 32 vjeç dhe Kastriot Feska nga Tirana, 40 vjeç, humbën jetën.
Kasaphana
Në deklaratën e saj zyrtare Policia e Shtetit deklaroi dje në mënyrë të thatë se Dajti hapi zjarr ndaj forcave policore porsa këto të fundit rrethuan fuoristradën me të cilën ai udhëtonte. Megjithatë, të dhëna alternative, të siguruara dje nga “Albania”, flasin për një betejë që është zhvilluar në disa ambiente të ndryshme. Mendohet se bashkë me tre shokë të tij, Dajti ka qenë në një nga hyrjet e pallatit shtatëkatësh buzë detit. Pallati gjendet fare pranë rrethimit të zonës së vilave qeveritare, në sektorin “Iliria” të Plazhit, përballë pistës së vogël. Disa nga forcat policore kanë qenë civilë dhe të maskuar për të mos rënë në sy. Të dhëna paraprake të pakonfirmuara zyrtarisht sugjerojnë se përplasja ka ndodhur brenda në lokal, më pas, nga ndjekjet dhe tërheqja e autorëve, është zhvilluar luftë në rrugë dhe në hyrjen e pallatit. Dy prej policëve kanë marrë nga një plumb në kokë, ndërsa dy të tjerë nga një plumb në zemër. Të katër kanë mbërritur të vdekur në spital. Ndërsa i afërmi i Dajtit, Ledion Mara, ka marrë disa plumba në trup dhe ka ngelur i vdekur në vend.
Dritëhijet
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka qenë tejet e matur dje në ofrimin e të dhënave dhe detajeve mbi këtë ngjarje të rëndë. Me të dhënat zyrtare të deritanishme arrihet të kuptohet se katër policët e vrarë nuk kanë qenë të specializuar në ndërhyrje të tilla delikate, pasi këtë detyrë e ka në mënyrë ekskluzive reparti “Renea”. Dërgimi i këtyre efektivëve për arrestimin e njeriut më të kërkuar të vendit që nga vetë uniformat blu konsiderohej si personi më i rrezikshëm i nëntokës së krimit në vend, ka sjellë një kosto të jashtëzakonshme, por në të njëjtën kohë ka zgjuar dhe pikëpyetjet e para mbi motivet dhe arsyet që çuan në dërgimin e këtyre efektivëve në një aksion që ua tejkalonte aftësitë, madje dhe kompetencat e tyre profesionale.
Dajti
Një orë pas të shtënave që shkaktuan kasaphanën, në shoqërimin e forcave “Renea”, Dritan Dajti është transportuar nga Spitali i Durrësit drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhej. Dajti ka marrë 3 plagë, një prej të cilave në dorë, një në pjesën e barkut dhe një tjetër në shpinë. Dëshmitarë në vendngjarje bënë të ditur dje se kanë parë edhe pushues të plagosur gjatë momentit të shkëmbimit të zjarrit, megjithatë këto mbeten ende informacione të pakonfirmuara nga policia. Njëri nga dëshmitarët në vendngjarje ka thënë se ka transportuar në spital një djalë rreth 20 vjeç, i cili i ka treguar se u ndodh rastësish në mes të shkëmbimit të zjarrit duke mbetur i plagosur në këmbë.
H. Hasani
Policët e rënë dje në detyrë
Drejtues Fatos Haqir Xhani, komandant në Njësinë Operative Kundër Krimit të Organizuar
Kryeinspektor Kastriot Çlirim Feskaj, Njësia Operative Kundër Krimit të Organizuar
Kryeinspektor Saimir Islam Duçkollari, Njësia Operative Kundër Krimit të Organizuar
Kryeinspektor Altin Idriz Dizdari, Njësia Operative Kundër Krimit të Organizuar
Deklarata zyrtare e Policisë për ngjarjen e rëndë të Durrësit
“Pas informacioneve të marra për lëvizjet e personit shumë të kërkuar Dritan Dajti, i cili strehohej në një banesë në afërsi të pistës ‘Iliria’ në Plazhin e Durrësit, Sektori i Operacioneve Speciale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në moment organizoi shërbime në këtë territor për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e tij. Rreth orës 13:45, nga shërbimet e vendosura është konstatuar se personi shumë i kërkuar është afruar me një makinë ‘Wolksvagen’ tip ‘Tuareg’ me ngjyrë të errët, me targa të huaja CR 535 FR. Kur makina kishte ndaluar, trupa e operacioneve speciale e ngarkuar me këtë detyrë ka bërë rrethimin e mjetit për të mundësuar arrestimin tij. Gjatë ndërhyrjes, i shumëkërkuari Dritan Dajti, në mënyrë të menjëhershme, ka qëlluar me armë në drejtim të punonjësve të Policisë dhe si pasojë kanë mbetur të vrarë 4 prej tyre, është plagosur rëndë i shumëkërkuari Dritan Dajti, ka mbetur i vrarë shtetasi Ledion Mara, i datëlindjes 1986, lindur në Lushnjë, person me precedentë kriminalë, si dhe është arrestuar drejtuesi i mjetit të lartpërmendur, Erges Sotir Xhaxhi, i datëlindjes 1987, banues në Tiranë. Në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë pistoletë, si dhe dy radio policie. Veprimet në vendngjarje vazhdojnë në drejtimin e një grupi prokurorësh nga Prokuroria e Përgjithshme dhe e Krimeve të Rënda”.
8 Gusht 2009