Tri dëshirat e misit shqiptar në “Universe 2009”
Misi shqiptar, Hasna Xhukiçi, ka tri dëshira, të cilat nuk ngurron që t’i thotë për mediat e huaja. Ajo dëshiron të fitojë garën e “Miss Universe 2009”, të luajë një film në Hollivud dhe të bëhet mjeke, profesion për të cilin studion. Në një mini-intervistë të dhënë gjatë konkurrimit ajo ka rrëfyer pasionet dhe të veçantat e saj dhe të Shqipërisë.
Pyetjes se cila është frika më e madhe që ka duke qenë pjesë e “Miss Universe 2009, ajo i është përgjigjur: “Frika më e madhe që kam duke qenë pjesë e ‘Miss Universe’ është se nuk kam privatësinë time”.
Ndërsa të veçantën që ka konstatuar nga vendlindja e saj, të cilën e ka ndarë edhe me publikun, ka qenë tuneli i ndërtuar në Shqipëri, i cili është më i gjati në rajonin e Ballkanit.
Duke u ndalur në dëshirat e saj, bukuroshja Hasna Xhukiçi ka thënë se ka tri të tilla: Dëshira e parë është të fitojë “Miss Universe 2009”; dëshira e dytë është të luajë në një film hollivudian dhe dëshira e tretë është të bëhet një mjeke shumë e zonja, pasi ajo studion për mjekësi.
Hasna Xhukiçi, mbajtësja e kurorës së Miss Albania 2009, ka pozuar për “Atlantis on Paradise” në ishujt Bahamas. Ajo është një ndër 85 konkurrentet që po të marrin pjesë në “Miss Universe 2009”. Fituesja e këtij evenimenti do të kurorëzohet më 23 gusht 2009 dhe vajza e bukur nga Shqipëria shpreson të marrë një trofe nga kjo garë.
Pergatiti: Manuela Kau
7 Gusht 2009