Shqiperia ne zi, sot jepet lamtumir kater Deshmoreve te Atdheut
Kreu i qeverisë e cilësoi Dajtin si kriminelin më të rrezikshëm në vend. Reagon dhe Presidenti Bamir Topi: “Ngjarje e rëndë, reagimi do të jetë i shpejtë”
Sot është ditë zie në nderim të katër punonjësve të policisë, të vrarë sot gjatë operacionit për kapjen e Dritan Dajtit. Ka qenë kryeministri Sali Berisha që ka dalë dje pasdite në një konferencë për shtyp, me anë të së cilës bëri të ditur se katër policët e vrarë u shpallën Dëshmorë të Atdheut, ndërsa e shpalli ditën e nesërme ditë zie në nderim të policëve të vrarë. “Sot ranë në krye të detyrës për t’u bërë të pavdekshëm anëtarët e Policisë së Shtetit, drejtues Fatos Xhani, komandant në forcën e posaçme në Drejtorinë Kundër Krimit; kryeinspektor Kastriot Feska; kryeinspektor Altin Dizdari; kryeinspektor Saimir Duçkollari. Ata ranë të krye të detyrës, në një operacion që ata ndërmorën për të kapur kriminelin më të kërkuar dhe më të rrezikshëm të krimit shqiptar, Dritan Dajti dhe bandën e tij. Sot familjet e Fatos Xhanit, Altin Dizdarit, Saimir Duçkollari dhe Kastriot Feskës, fëmijët e tyre të vegjël, bashkëshortet, familjarët e tjerë, miqtë e tyre, janë në zi të thellë për humbjet e njerëzve të tyre më të dashur. Forcat e rendit kanë humbur oficerët më trima të tyre, kombi shqiptar shërbëtorët e vet më të përkushtuar”, - deklaroi Berisha.
Deklarata
“Duke shprehur dhimbjen e thellë, solidaritetin e madh me fëmijët, bashkëshortët, familjarët, qeveria ka vendosur që drejtues Fatos Xhani, Altin Dizdari, Saimir Duçkollari dhe Kastriot Feska, në përputhje me procedurat që parashikon ligji, të shpallen Dëshmorë të Atdheut. Dita e nesërme, në nderim të heroizmit të punonjësve të Policisë, të shpallet ditë zie. Flamujt në të gjitha institucionet shtetërore do të ulen në gjysmështizë në orën 12:00, në nderim të 4 dëshmorëve të atdheut, të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet një minutë heshtje. Homazhet do të bëhen në Pallatin e Kongreseve, ndërsa varrimi i tyre do të kryhet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit”, - përfundoi Berisha.
Presidenti
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka ngushëlluar dje familjarët e punonjësve të Policisë të rënë në krye të detyrës. Kreu i shtetit ka dënuar krimin dhe e ka konsideruar vrasjen e policëve një humbje të madhe për vendin. “Të nderuar familjarë të të ndjerëve punonjës të Policisë! Më lejoni të ndaj me ju dhimbjen e thellë dhe hidhërimin për ndarjen në mënyrë tragjike nga jeta të të dashurve, rënë teksa kryenin detyrën fisnike në mbrojtje të sigurisë e rendit të qytetarëve shqiptarë”, - është shprehur Topi. Më tej presidenti është shprehur se shteti do t’i shkojë deri në fund ndëshkimit të autorëve të kësaj masakre. “Nxis të gjitha strukturat që të bëjnë drejtësi. Reagimi i shpejtë ndaj këtij krimi është përgjigjja më e mirë për këdo që prek policinë”, - shtoi Presidenti i Republikës.
LSI: Hetim i thelluar për ngjarjen tronditëse
“Lëvizja Socialiste për Integrim shpreh tronditjen e thellë për ngjarjen e ndodhur ku humbën jetën e katër punonjës të Policisë së Shtetit. LSI-ja bashkohet me dhimbjen e familjarëve duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera dhe të sinqerta për humbjen e jetëve të familjarëve të tyre. LSI-ja, duke u solidarizuar me familjarët e viktimave, kolegët e të rëndëve, shpreh mbështetjen e saj pa ekuivok për Policinë e Shtetit në përmbushjen e misionit të tyre për të luftuar krimin e organizuar si dhe kërkojmë dënimin maksimal për kriminelët. Duke shprehur dhimbjen tonë të madhe për këtë tragjedi, LSI-ja kërkon hetim të thelluar dhe të shpejtë nga ana e Prokurorisë të kësaj veprimtarie kriminale shumë të rrezikshme”.
Dade: “PS u trondit nga ngjarja e rëndë, jemi në krah të uniformave blu”
Partia Socialiste ka reaguar dje nëpërmjet deputetes së saj, Arta dade, për krimin e rëndë që ndodhi sot në Durrës, ku u vranë katër policë gjatë një operacioni për kapjen e shumë të kërkuarit Dritan Dajti. “Partia Socialiste ndoqi sot me tronditje të thellë ngjarjen tragjike në Durrës, ku humbën jetën 4 punonjës të strukturave të Policisë së Shtetit. Ne bashkohemi me hidhërimin e thellë të familjeve të punonjësve të Policisë që humbën jetën, ne inkurajojmë të gjitha strukturat e Prokurorisë të zbardhin rrethanat e kësaj ngjarjeje me këtë bilanc tejet tragjik”, - tha Dade. “Partia Socialiste garanton opinionin publik se jo vetëm përmes vullnetit politik, por edhe angazhimit konkret, se ne do të jemi gjithnjë në mbrojtje të jetëve të uniformave blu në misionin e tyre fisnik, të luftës kundër krimit”, - deklaroi më tej Dade.
Rama: “Ngjarja e rëndë, si pasojë e kalbjes së shtetit”
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, shprehu dje keqardhje dhe indinjatë të thellë për ngjarjen tragjike që mori jetën e katër policëve shqiptarë në krye të detyrës. Duke ngushëlluar me gjithë zemër familjet e viktimave të kësaj barbarie, Edi Rama shprehu të gjithë solidaritetin e tij dhe të Partisë Socialiste me Policinë e Shtetit në këtë orë kaq të vështirë. Kryetari i Partisë Socialiste theksoi dje nëpërmjet një deklarate për shtyp se ngjarje të tilla kaq ekstreme nxjerrin në pah dobësitë po kaq ekstreme të një pushteti të kalbur nga korrupsioni dhe të kthyer thjesht në funksion i qëllimeve dhe i nevojave të oborrit familjar e klanor që sundon Shqipërinë jashtë vullnetit të lirë të popullit shqiptar.
Ambasadori italian: Ngushëllime familjarëve të policëve, kapja e Dajtit meriton vlerësim
Ambasadori italian në Shqipëri, Saba D’elia, ka reaguar dje për masakrën e ndodhur në Durrës gjatë një operacioni për kapjen e shumë të kërkuarit Dritan Dajti. Ambasadori ka ngushëlluar familjarët e katër policëve të vrarë, të cilët humbën jetën në këtë operacion. “Dua të shpreh vlerësimin për këtë impenjim të Ministrisë së Brendshme dhe forcave të Policisë për kapjen e këtij krimineli të rrezikshëm që tregon luftën kundër krimit”, - u shpreh D’elia. Ai ka vlerësuar më pas arrestimin e Dritan Dajtit.
8 Gusht 2009