E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriminaliteti ne vend 60 persona u kapen per tri dite

Shtetrrethimi Policia detajon operacionin e ndermarre nga data 6-9 janar

Tri dite policia ka ushtruar terror per te gjithe kontingjentin kriminal ne disa rrethe duke arrestuar 55 prej tyre. Ne operacion kane marre pjese forcat speciale te RENEA-s dhe te FNSH-se nderkohe qe urdhri ishte dhene nga drejtori i pergjithshem pas nje mbledhjeje me te gjithe drejtuesit e policise ne qarqe. Policia tha zyrtarisht se operacioni ku jane sekuestruar shume arme dhe makina te parregullta eshte kryer me synim rritjen e efikasitetit te strukturave te Policise se Shtetit ne parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e sigurise ne komunitet. Megjithate burime konfidenciale shprehen se nje operacion i tille eshte ndermarre edhe ne prag te protestave qe pritet te zhvillohen nga opozita me qellim neutralizimin e elementeve kriminale qe mund te veprojne gjate diteve te protestave kur policia eshte e perqendruar ne punen per mbarevajtjen e tyre.

Ne lidhje me kete nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit eshte hartuar dhe miratuar nje plan-veprimi me detyra konkrete per te gjitha strukturat e policise ne nivel qendror dhe vendor. Ne saje te masave te marra dhe venies ne zbatim te ketij plan-veprimi operacioni u zhvillua nga data 6 janar deri me daten 9 janar. Keshtu gjate kontrolleve te ushtruara nga policia jane arrestuar 55 persona dhe pese jane proceduar penalisht ne gjendje te lire per krime te ndryshme. Duke detajuar keto arrestime shefja e Sektorit te Marredhenieve me Publikun ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise drejtuese Laura Totraku u shpreh se nga 60 personat e proceduar penalisht 37 jane kapur ne flagrance nderkohe qe 23 te tjere ishin persona te shpallur ne kerkim. Sipas Totrakut arrestimet dhe procedimet penale jane bere ne disa rrethe te vendit si ne Fier Gjirokaster Durres Vlore dhe Tirane.

Por sipas burimeve policore fillimisht ky operacion u nis per identifikimin dhe kapjen e personave me arme pa leje si dhe te kerkuarve duke marre shkas nga festat e fundit te vitit. Sic dihet cdo fundviti kthehen emigrante te cilet mund te jene ne kerkim per vepra te ndryshme penale ose te dyshuar per to keshtu qe policia ndermerr operacione per gjetjen dhe kapjen e tyre. Por sivjet vec ketij fakti i jane shtuar edhe prag-protestat e Partise Socialiste e cila ka paralajmeruar se do te organizohen se shpejti. Zakonisht gjate tubimeve te ndryshme numri me i madh i punonjesve te policise angazhohen per ruajtjen e rendit dhe mbarevajtjen e protestave. Por ne kete kohe gjate analizave te informacionit kriminal eshte vene re se lulezojne edhe krime te ndryshme sidomos vjedhjet me arme dhe dhune. Ne keto kushte per te parandaluar keto lloj krimesh policia ka vijuar me punen e saj parandaluese.

Kjo nuk eshte pritur mire nga te gjithe qytetaret te cilet jane ndjere te cenuar nga kontrollet e rrepta te policise por ka pasur edhe nga ata te cilet kane dhene vleresime pozitive per uniformat blu. Ne lidhje me kete operacion policia shpjegoi se ka bllokuar edhe 16 arme te llojeve te ndryshme te cilat mbaheshin pa leje kryesisht nga kontingjent kriminal. Armembajtja pa leje nuk ka qene i vetmi problem i konstatuar nga policia e cila nje pune te madhe ka bere edhe per shkeljet e tjera sidomos ne qarkullim rrugor.

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›