E Diel, 1 Nëntor 2026

“Spanja ta trajtojë Kosovën si vendet e tjera të BE-së”

Në një prononcim për Radio Kosovën (RTK) ministri I Punëve të Jashtme tha se ky samit është një rast i mirë për të kërkuar nga Spanja, e cila prej janarit merr kryesimin e BE-së, që të trajtojë Kosovën si vendet e tjera të BE-së, duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave.

Ai tha se ky takim është një mundësi e mirë për të prezantuar perspektivën evropiane të Kosovës dhe për të theksuar qëllimin përfundimtar të Kosovës për t’u bërë pjesë e familjes euro-atlantike.

“Natyrisht është një rast i mirë duke pas parasysh se në takim është i pranishëm edhe kryesuesi i radhës i BE-së dhe kryesuesi tjetër që do të marrë kryesimin në janar – Spanja. Do të jetë rast i mirë që të kërkohet që Kosova të trajtohet njëlloj si vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave etj”, ka theksuar Hyseni.

Ministrat e Ballkanit Perëndimor dhe të Katërshes së Vishegradit, do të prezantojnë pikëpamjet e tyre rreth perspektivës së përbashkët evropiane. Ministri Hyseni do të prezantojë të arritjet e Kosovës dhe përkushtimin e saj për të qenë pjesë e BE-së.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›