E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimineli në vendin e krimit

Në përpjekje për t’i shpëtuar policisë amerikane, një kriminel kalon kufirin dhe kapet nga policia meksikane. I dërguar në burgun më të rrezikshëm të vendit, një i huaj si puna e tij do ta ketë shumë të vështirë për të mbijetuar. Por, njohja me një 10 vjeçar të mbrapshtë do t’i japë shpresë se mund të dalë gjallë edhe nga kjo bela e mallkuar...

Para së gjithash në këtë film do të kënaqemi duke parë aktorin e njohur Mel Gibson, i cili paraqitet në rolin kryesor apo më mirë të themi të një krimineli të arratisur që përfundon në një burg të tmerrshëm të Meksikës.

E tëra ndodh pasi që ai dëgjon aktakuzën e tij në Amerikë se mund të dënohet dhe kështu merr rrugën për t’u arratisur në Meksikë, ku zihet nga disa policë meksikanë, të cilët kanë marrë miliona para për të larguar refugjatë amerikanë nga burgu i tyre në Tijuana.

Protagonisti i filmit, i vetëkënaqur me jetën e tij lirohet mandej, por ai do të përballet me dilerë droge, kriminelë dhe tërë shpëtimin e tij aktori kryesor do të bazojë te një djalë 10 vjeçar (Kevin Hernandez), nëna e të cilit (Dolores Heredia) është trafikuese e drogës.

Kur fëmija e informon atë se ai do të vritet bashkë me të nga një person tjetër i rëndësishëm i lagjes dhe të dyve do ua marrin mëlçinë, Gibson i përgjigjet, “Çfarë, kjo është e tëra”?

Kjo tregon atë tipin e një komunitetit që përshkruhet me një vullgaritet nga aktori, skenari dhe producent i filmit. Gibson e ndihmon megjithatë shokun e tij të vogël që të bëhet e qartë dhe të shpëtojnë nga belaja që janë futur. Driver bën përpjekje të vazhdueshme për të shpëtuar.

Kombinimi i këtyre gjërave bën që filmi të jetë më të vërtetë shumë interesant, përderisa ai ka pasur edhe një sukses të konsiderueshëm në SHBA.

Viti i kaluar nuk u konsiderua si shumë i mirë për Mel Gibson për shkak se ai kishte pasur një sukses jo fort të madh me filmin “The Beaver”. Tani ky paraqitet njëri prej filmave më të mirë të tij, i cili ka pasur një buxhet jo fort të madh krahasuar me filmat e tjerë të Hollywoodit. Rreth, 20 milion dollarë janë dhënë për të.

“Get the Gringo” ka pasur një shikueshmëri të lart sidomos në Lindjen e Mesme, Amerikë Jugor, Singapor, Britani, Irlandë, Rusi, Greqi dhe në Australi ku për disa javë qëndroi në vend të parë.

Është një thënie e vjetër që thotë “S’mund ta gjykosh një libër nga kopertina”. Kësaj radhe kjo vlen për filmin.

Edhe pse kopertina e filmit ka qenë e ngarkuar më shumë gjak, mirëpo Mel luan shumë mirë në të. Ai luan rolin e Driverit, që ka një karrierë kriminale që është thellësisht një anti hero që nuk ka ndonjë histori të kaluar, s’ka emër (e thirrni atë vetëm Driver, vozitës) dhe askund në krimet e tij nuk ka lënë gjurmë gishtash.

Ky është njëri prej filmave më interesant aksion që luan Mel, duke bërë një paraqitje të madhe të këtij anti-heroi i cili pavarësisht mposhtjes së tij arrin të mbijetoj në këtë ferr, edhe pse është një amerikan Gringo i bardhë në Meksikë.

Driver mëson me ndihmën e djaloshit të ri si të mbijetoj dhe kush është kush në një ambient kriminal.

Gibson edhe në filma të tjerë ka treguar që di të jetë “tarak” edhe në filma aksion dhe të argëtoj edhe në ta.

Përgatituni për ta përjetuar këtë gjë sepse Driver është një karakter më të vërtet i realizuar mirë. Në jetën e vërtetë ndoshta aktori nuk do të mbijetonte, por për këtë është Hollywoodi që të pamundurën ta bëj të mundur.

Dhuna nuk është e një intensiteti sikurse shihet tek filmat e Coen Brother apo të Tarantinos, mirëpo ka momente të cilat na rikujtojnë Fargon dhe Pulp Fiction – për shembull, një karakter prihet në fyt në ulësen e tij dhe po ashtu ka edhe skena të tjera.

Në disa kritika po ashtu është thënë se Gibson, pavarësisht moshës që ka, luan një rol brilian.

Askush nuk pajtohet që ai ka bërë diçka keqe në këtë film. Vijat e fytyrës së Gibson i kanë dhënë karakterit një burë me një jetë të vështirë që tregon vështirësit e jetës së tij, mirëpo kur ai qesh sytë e tij duken me ndryshe dhe tregojnë prezencën e një aktorit të madh në ekran.

Ai bashkë me Liam Neeson, pavarësisht se po plakën tregojnë se janë më të mirë se disa aktorë të ri dhe kështu tregojnë edhe përvojën e tyre se si duhet përvetësohet një rol.

Filmi prite të shfaqet në kanalin DigiGold në javën e fundit të shtatorit.

--------

Get the Gringo

VITI I PRODHIMIT: 2011

ZHANRI: Aksion/Krim

KOHEZGJATJA: 92 min

REGJIA: Adrian Grunberg

SKENARI: Mel Gibson, Adrian Grunberg

AKTORË: Mel Gibson, Kevin Hernandez, Daniel Giménez Cacho, Dolores Heredia, Peter Stormare, etj…

MOSHA E LEJUAR: Mbi 15 vjeç

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›