Në kërkim të lirisë

Për zbulimin e vrasësve të vërtetë tashmë janë duke u bërë disa filma në Evropë, sidomos francezë që ndërthurin në vete një lloj të filmave aksion që kanë një kosto më të ulët në prodhim. Një bashkëpunim në mes të krijuesi të hitit filmik “Taken”, Luc Besson dhe EuropaCopr edhe kësaj radhe vjen një film që më të vërtetë ka bërë bujë të madhe në tërë botë.
Është ky filmi “Lockout”, në të cilin rolin kryesor e luan Guy Pearse e që po ashtu është një film që mund të konsiderohet i realizuar shumë mirë.
Pearce tashmë ka luajtur në një numër të madh të filmave aksion, madje në vitrinën e tij ka edhe filma mjaft të vlerësuar si “L.A. Confidential” dhe “The Hurt Locker.”
Krejt në fund ai kaloi kufijtë në kërkim të terroristëve, mirëpo vetëm tani ai tregon talentin e tij në ekranin e madh pas serisë së suksesshme të HBO “Mildred Pierce”, në të cilin ai kombinoi hajninë klasike dhe seksin fin.
Në Lockout ai nuk ka ndonjë mjekër dhe gjërat janë shumë më interesante se në atë.
Nëse ky tregim i këtij filmi ju tingëllon si i njohur, nuk është ndonjë befasi. “Lockout” është pak a shumë një inspirim nga filmi i John Capener, “Escape From New York”, mirëpo në të ka shumë efekte digjitale dhe më shumë tatuzhe.
Në këtë film kult të vitit 1981, ku luante Kurt Russell luante rolin e një ish ushtari, Snake dhe dërgohet në një burg në SHBA, ai largohet nga aty dhe shpëton bijën e presidentit amerikan për të treguar pafajësinë e tij.
Edhe tani agjenti qeveritar i Pearce, Snow ka problem për të fituar lirinë e tij, i cili është në telashe por i ofrohet liria në këmbim të shpëtimit të një pengu, në këtë rast një vajze dhe bije të presidentit.
Me regji të James Mather dhe Stephen Saint Leger, të cilët kanë shkruar skenarin në bashkëpunim me Besson, ata jo vetëm që huazojnë konceptet themelore të filmit të Carpenter, por ata po ashtu bëjnë edhe disa skena sikurse ai.
Aty shohim shinat e treni dhe një lodër që paraqitet tek Dick Tracy. Kineastët sot kanë frikë për të bërë diçka të re, një prototip të tipit “Dark Knight”, apo diçka tjetër sepse nuk dëshirojnë që të rrezikojnë me para, apo një film të tipi “Bourne Ultimatum”.
Filmi Lockout” është një film që mund të shikohet pa përcjelljen e prindërve nga personat mbi moshën 13 vjeçare, përderisa në DigiGold do ta shfaqet në javën e fundit të muajit shtator.
--------
Lockout
Regjia: Stephen Saint Leger dhe James Mather; skenari: Saint Leger, Mather dhe Luc Besson, bazuar në idenë e Besson; drejtor i fotografisë: Mather; montazha: Eamonn Poëer dhe Camille Delamarre; muzika: Alexandre Azaria; dizajner: Romek Delmata; Producentë: EuropaCorp, Marc Libert dhe Leila Smith; Distributor: Film District. Kohëzgjatja: 1 orë e 35 minuta.
Aktorë: Guy Pearce (Agjenti Snow), Maggie Grace (Emilie Warnock), Lennie James (Shaw), Joseph Gilgun (Hydell) dhe Vincent Regan (Alex).