Krimineli serb dënohet me 45 vjet burgim

Gjykata në Sarajevë ka dënuar ish pjesëtarin e njësive paramilitare serbe në Bosnjë, Veselin Vllahoviq me 45 vjet burgim për krimet e kryera gjatë luftës 1992-1995 ndaj popullatës joserbe në Sarajevë.
Vllahoviq, 45-vjeçar, ka kryer krimet ndaj qytetarëve të Sarajevës në tri lagje të këtij qyteti, Gërbavica, Kovaçiçi dhe Vraca. Ai është dënuar për vrasje, dhunime dhe vjedhje të myslimanëve dhe kroatëve në këto pjesë të kryeqytetit boshnjak, raportojnë mediumet e kësaj republike.
Vllahoviqi më 26 gusht 2010 u ekstradua në BeH nga Spanja, ku ishte kapur në vjedhje në qytetin Altea, ku kishte jetuar./Indeksonline/