E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurti: Mitrovica gjendje lufte pa luftë

(E plotësuar) Kryetari i Vetëvendosjes! Albin Kurti ka përsëritur qëndrimet e kësaj lëvizjeje lidhur me dialogun me Serbinë. “Daçiqi dirigjon me ata tre-katërqind kriminelë, ai është i familjes së Millosheviqit. Si mund të shpresosh prej tij, që do të rregullojë diçka që e ka prishur vetë”, ka thënë ai.

Sipas tij, këto negociata nuk mund të kenë asnjë rezultat pozitiv.
“Që 13 vite atje kemi një gjendje lufte pa luftë”, ka thënë ai.
Ndërkaq, ka folur edhe për raportet me kryeministrin Hashim Thaçi. Ka treguar se kurrë nuk ka pirë kafe me të.

“Unë pi kafe me shokët e mi e jo me kundërshtarët e mi”, është përgjigjur ai.
Kurti ka thënë se ende vlenë oferta për ballafaqim me Thaçin në një debat televiziv.

“Ju e shihni çfarë shpifjesh janë bërë nga kryeministri Thaçi kundër meje. Meqë ka gjithë këtë mllef, mund te dalim në një debat të hapur. Le ta zgjedhe ai televizionin, le ta zgejdhë edhe moderatorin”, ka thënë ai.

Ai nuk ka bërë publik ndonjë emër si kandidat të mundshëm për kryetar të Prishtinës.
“Propozimet vijnë nga pikat e Vetëvendosjes!, ato do të diskutohen në Këshill të Qendrës e mandej vendoset”, ka thënë Kurti.

---

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti, në emisionin “Debat” të RTK ka thënë se ky medium është nën ndikim të SHIK-ut dhe qeverisë.

“Unë jam që të çlirohet RTK nga ndikkimi i qeverisë. Ne jemi që ta çlirojmë edhe prej ndikimit të SHIK-ut, sherbimi dezinformativ”, ka thënë Kurti

Madje, Kurti ka kujtuar rastin Kadri Veseli i ka bërë më sy moderatorit të këtij emisioni.
“Ne jemi që asnjë moderator të mos ia bëjë me sy e të mos imponojë reklama”, ka thënë Kurti në këtë emission që transmetohet drejtpërdrejtë.

Ndërkaq, moderator Ridvan Berisha e ka evituar këtë temë përkudnër insistimit. Sipas Berishës, ftesa që i është bërë Kurtit për këtë emision dëshmon të kundërtën.

Kurse Kurti ka thënë se janë shumë më pak pjesëtarët e Vetëvendosjes! në këtë emision, në krahasim, me siç ka thënë ai, defilimin e njerëzve të pushtetit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›