E Diel, 1 Nëntor 2026

Krishtlindjet, Hitleri feston me nazistët

MYNIH-Krishtlindjet përbëjnë ditën kur njerëzit mblidhen të gjithë se bashku që të festojnë plot lumturi. Por, është horrorr të mendosh se mendimi i lumtur është përmbledhur në atë grup njerëzish që në vitet 1940 kryen genovidin më të madh në histori, nazistët.
Revista ‘LIFE’ publikoi një set fotosh të Krishtlindjeve që festuan nazistët me në krye Hitlerin, në vitin 1941, në fillim të Luftës së II Botërore, kur miliona njerëz, cifutë, ciganë, homoseksualë u damkosën me vdekje në kampet e përqëndrimit.
Fotot tregojnë një grup ku Adolf Hitler është ulur mes shumë personave me ballin e rrudhur gjatë një dreke zyrtare në Mynih.

Fotot janë marrë nga Hugo Jaeger, një nga fotografët personale Hitlerit. Ndryshe nga shumë fotografë të tjerë në atë kohë (në vitin 1941), Jaeger ishte duke përdorur teknologjinë më të avancuar atë me ngjyra duke na sjellë pas kaq vitesh gati si të isht dje, momendin e asaj feste Krishtlindjeje morën vendimin e tmerrshëm, atë të Luftës.
Jaeger ia shiti revistës ‘LIFE’ në vitin 1965, por nuk u treguan për publikun asnjëherë deri në vitin 2009 në një galeri online, në përpjekje për të kujtuar Luftën e II Botërore.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Hitleri feston Krishtlindjet me nazistët

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›