Kapen në portin e Durrësit 700 kg drogë në pranga një 24-vjecar
DURRËS-Plot 700 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa është sekuestruar në Portin e Durrësit.
Operacioni është kryer pasditen e sotme, kur droga u zbulua dhe më pas u sekuestrua nga një kamioncinë me targa AA 078 CC.
Në pranga ra drejtuesi i kamioncinës, shtetasi Redi Furxhi, 24 vjec.
Sipas policisë mjeti po tentonte të udhëtonte drejt Italisë përmes tragetit të linjës Durrës-Bari dhe u ndalua pak para se të hipte në traget.
Ende nuk dihet origjina e drogës, por vetëm destinacioni që ishte Italia.
(d.b/BalkanWeb)