Krishtlindjet ne Kosove kremtohen me urime per shtimin e njohjeve

Me ritin e buzmit bujar dhe mesha ne te gjitha kishat dhe famullite e vendit ne Kosove po kremtohen krishtlindjet apo si i quajne ketu kershendellat. Kremtet po pershkohen nga urimet per mbaresi paqe e mirekuptim ndermjet njerezve. Mesha kryesore eshte mbajtur ne katedralen Nene Tereza ne Prishtine ku moren pjese edhe perfaqesues institucionesh vendase e nderkombetare. Ipeshkvi i Ipeshkvise se Kosoves Dode Gjergji tha se Kosova i dergon botes porosi te paqes te lirise dhe te mirekuptimit.
Kjo shoqeri e shendoshe duhet ta kete zemren te drejtuar nga qielli derisa ecen mbi toke sepse vetem keshtu do te mund te rrugetoj pa marr ne thua se bashku me te tjeret drejt gjetjes se thesarit te humbur qe eshte bashkejetesa ne paqe dhe kujdesi per njeri tjetrin dhe dashuria me te gjithe njerezit ne kete nen qiell individ apo popuj qe angazhohen per te gjetur te miren e perbashket dhe per te qene ne dialog te sinqerte me te tjeret duhen te kene synime te qarta dhe te mos jene ne dobi ose ne dem te askujt tha Ipeshkvi i Kosoves Dode Gjergji.
Udheheqesit e vendit kane pergezuar besimtaret katolik Ipeshkvin e Kosoves dhe atin e shenjte Papa Benedikti i 16 per festen e Krishtlindjeve.
Ne urimin e tij ushtruesi i detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi ka shprehur deshirat e tij per paqe mirekuptim e tolerance ne Kosove ndersa ne nje urim derguar Papa Bendiktit te 16 ai shfaq shpresen se njohja e Kosoves do te vazhdoje me ritme edhe me te larta ne vitin 2011. Njohja e Republikes se Kosoves nga Vatikani pritet me padurim nga i gjithe populli i Kosoves i cili si gjithmone eshte shembull i rralle i bashkejeteses i harmonise dhe i tolerances ndermjet njerezve te etnive dhe te besimeve te ndryshme thekson mes tjerash ne urimin e tij per Papa Benediktin XVI Ushtruesi i Detyres se Presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi.
Edhe kryeministri i vendit Hashim Thaci ne urimin e tij ka thene se kjo feste kremtohet me dinjitet dhe respekt te larte ne te gjitha familjet e besimit katolik duke i dhene shkelqim dhe respekt te vazhdueshem per njeri tjetrin.
Urime e pergezime kane derguar edhe perfaqesues te institucioneve tjera te partive politike dhe institucioneve nderkombetare ne Kosove.