Krishtlindjet, Meta e Basha me banorët e Shkodrës
SHKODER- Përfaqësues të lartë të qeverisë Berisha zgjodhën të kalonin Krishtlindjet në Shkodër, e cila prej javësh është e prekur nga përmbytjet. Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës Ilir Meta i shoqëruar dhe nga Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, zgjodhi të kalonte vigjiljen e Krishtlindjeve në Malin e Jushit, më konkretisht pranë familjes Sukaj. Meta zgjodhi të uronte nga tryeza e kësaj familjeje, të gjithë qytetarët e Shkodrës dhe Nënshkodrës të cilët u prekën nga përmbytjet.
"Këto janë Krishtlindje të mbara për të gjithë shqiptarët pasi kemi arritur dicka që e kemi ëndërruar prej dekadash. .. por natyrisht që janë dhe jo të zakonshme për ju dhe për ne që po jetojnë me këtë shqetësim. Por Krishtlindjet janë dhe për një vit shprese, ripërtëritje, dhe ne besojmë se më e mira do të bëhet."- tha Meta.
Ndërkohë edhe Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha mori pjesë në meshen e Krishtlindjeve në Kishën e Dajcit. Ai uroi banorët të cilët po përballen me këto ditë të vështira, duke premtuar angazhimin maksimal të qeverisë për kapërcimin e kësaj situate sa më parë.
(NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Krishtlindjet, Meta e Basha me banorët e Shkodrës