Vazhdon solidarizimi i Kosovës me banorët e Shkodrës

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit në Kosovë ka dërguar në bazën e Gjadrit 40 ton ndihma bazë ushqimore për bagëtitë, konkretisht 30 ton barë të thatë, si dhe 10 ton koncentrat.
Përfaqësuesi i kësaj shoqate, Behlul Behluli, deklaron se këto ndihma janë një detyrim i qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës ndaj popullit shqiptar. Ai premton se ky është vetëm fillimi i kësaj ndihme të rëndësishme për banorët e prekur nga përmbytjet në zonën e Shkodrës.
Kontingjenti i ndihmave të mbërritura nga Republika e Kosovës ka për destinacion zonën e Dajcit dhe të Bërdicës. (R.D. - Start)
2010-12-25 10:40
[