E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetedorezohet autori i ngjarjes ne Sarande

Vetëdorëzohet në policinë e Tiranës, shtetasi Besmir Uka, 23 vjec, i akuzuar për ngjarjen e ndodhur para një jave në Sarandë, ku ka vrarë shtetasin Edmond Mullai, 31 vjec.

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të policisë, të cilat bëjnë të ditur se sot shtetasi Besmir Uka, është paraqitur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku ka deklaruar se vetëdorëzohet para organeve të rendit për t’ju përgjigjur akuzave në lidhje me ngjarjen.

31 vjecari është vrarë në qendër të qytetit të Sarandës. Sipas policisë viktima, i identifikuar si Edmond Mullai nga fshati Gjashtë, është qëlluar me thikë, pas një sherri në një lokal lojrash fati.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›