Krishtlindjet, politika mesazhe për festë Papa uron në shqip
TIRANE- Krerë të shtetit dhe zyrtarë të lartë kanë zhvilluar sot paradite vizitë në Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare në Tiranë, për të përcjellë urimet për të gjithë besimtaret katolike dhe ortodokse. Mes tyre Presidenti Topi, kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, kryeministri Berisha dhe kreu i PS, Edi Rama. Nga Vatikani Papa uron në shqip: Gezuar Krishtilindjet.
BERISHA URIM PER SHKODREN:TE GEZUAR SE S'KA JETE TE HUMBURA
Rreth orës 13. 30 minuta kryeministri vizitoi Kishën Ortodokse. Berisha tha se kjo ditë i bashkon njerëzit pavarësisht bindjeve fetare. Duke uruar Krishtlindje të tjera edhe më të mira, kreu i qeverisë kujtoi “Vitin e kaluar e festuam si anëtarë të NATO-s, këtë vit si qytetarë që lëvizim të lirë në Europën. Jam i sigurtë se vitet e tjera do na gjejmë më mirë”
Kryeministri i kushtoi një urim të vecantë banorëve të zonave të përmbytura të Shkodrës dhe Nënshkodrës, “të cilët këtë vit kalojnë krishtlindjet në rrethana të vështira, por dhe ato- tha Berisha- kanë një motiv për t’u gëzuar, në këtë Krishtlindje sepse nuk kemi pasur asnjë jetë të humbur, dhe ka një solidarizim vëllazëror nga mbarë bota.”
Zoti Berisha mbylli urimin duke i “garantuar” qytetarëve të prekur nga përmbytjet “se qeveria qëndron tërësisht fuqishëm në mbështetjen e tyre”
TOPI URON: ME PAK TENSIONE ME SHUME MIREKUPTIM
“Më pak tensione më shumë mirëkuptim e marrëveshje, sepse gjërat e mira bëhen së bashku. Sic ndodh në famije”- ky është mesazhi që presidenti Topi ka përcjellë menjëherë pas vizitës në Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare në Tiranë. Presidenti tha se festa inspiron dashuri e paqe dhe përshëndeti popullin shqiptar “i cili në shekuj ka ditur të ushqejë me shumë respekt e dashuri elementin më të vyer të shoqërisë tonë harmoninë fetare. Besoj në mesazhet e paqes që jep kjo festë”- nënvizoi më tej kreu i shtetit
RAMA: DO GJEJME FORCE PER TE KALUAR SITUATEN E VESHTIRE
Ora 12: 10 Kreu i PS-së Edi Rama vizitoi sot paradite Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Menjëherë pas vizitës Rama përcolli dhe mesazhin e urimit për të gjithë shqiptarët. “Këtë vit Krishtlindjet e gjejnë Shqipërinë në vështirësi, por Krishtlindjet sjellin mesazhin e dashurisë dhe forcës për të përballuar. E ardhmja më e mirë në një ditë të afërt”- nënvizoi Rama duke shtuar se do gjejmë forcën për të kaluar situatën.
PAPA URON NE SHQIP GEZUAR KRISHTLINDJET
Ora 12:00 Papa Benedikti i XVI ka përcjellë sot nga sheshi Shën Pjetër në Vatikan, mesazhin e tij tradicional të Krishtilindjeve në 65 gjuhë të Botes, përfshi edhe gjuhën shqipe. “Gëzuar per shumë vjet Krishtlindjet!”, uroi Papa në gjuhën shqipe. Në meshën e njohur si ‘Urbi et Orbi” Papa Benedikti ka lëshuar mesazhe për paqe dhe humanizëm.
Papa bëri thirrje sot për dhënien fund të konflikteve në botë. Duke iu adresuar turmave të cilët kishin sfiduar edhe motin me shi, kreu i Vatikanit kërkoi paqe dhe bashkëjetesë në Lindjen e Mesme. Papa gjithashtu u bëri apel liderëve politike në botë që të tregojnë solidaritet me të krishterët në të gjithë Lindjen e Mesme duke theksuar se besimtarët e krishterë që jetojne në Irak po persekutohen.
Ndërkaq gjatë meshes së mesnates, Papa bëri thirrje për vëllazëri të vërtetë ndërmjet popujve.
Mesha u mbajt nën masa të rrepta sigurie për të shmangur incidente si ai një viti më parë kur një grua me probleme mendore sulmoi Papën duke e rrëzuar.
(s.g/BalkanWeb)