Shkodër, familjet e përmbytura, festa i gjen në vështirësi
SHKODER- Mbrëmja e 24 dhjetorit e orët e para të mëngjesit për ditën më pas i ka gjetur shumë shkodranë duke festuar Krishtlindjet në shtëpitë e tyre, ndërsa të tjerë nuk dinë as kur do të kthehen në shtëpitë e tyre.
Dëmet që lanë pas vërshimet e ujit të javëve të kaluara u kanë tjetërsuar shtëpitë, oborret dhe tokat, duke u dëmtuar të gjithë pasurinë e vënë ndër vite. Kimetja kryefamiljarja e familjes Tafili në lagjen Udhakryq është rikthyer në banesë për të parë se cfarë ka shpëtuar nga përmbytjet, por sapo ka hyrë në derën e shtëpisë shpresat për të kretmuar festat bashkë me familjen aty janë shuar menjëherë.
Kimetja kujton se si uji përpiu brenda pak orësh të gjithë sipërfaqen e tokave duke kthyer zonën në një liqen, ku dalja nga shtëpia mund të kryhej vetëm përmes varkave.
Njëmbëdhjetë anëtarët ë familjes Tafili janë ende të strehuar në konvikt, por mbeten të pasigurtë se kur jeta do të rinisë normalisht për ta. Deri pak ditë më parë e gjithë lagjja udhakryq në periferi të qytetit të Shkodrës ishte mbuluar nga uji që vinte nga liqeni, lumi Buna dhe lumi Drin.
(NEWS24/balkanWeb)