E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krishtlindjet, tradita të çuditshme në botë

Kur vjen puna për të festuar, shqiptarët nuk bëjnë dallime fetare, por gëzojnë, pavarësisht nga karakteri i festës. Festa e krishtlindjeve është një nga ditët më të celebruara në të gjithë botën. Por çdo vend nga traditat dhe mënyrat e tij të çuditëshme për të ndërtuar historinë e festës.

Krishtlindje në Evropë

Ardhja e Krishtlindjeve lajmërohet nga maja e katedraleve me tinguj të fortë kambanash, ndërsa stacionet e metrove zbukurohen me drita shumëngjyrëshe, për t`iu uruar udhëtarëve festa të mbara. Në qytetet malore, si zakonisht pas meshës, priftërinjtë u japin bagëtive të tyre kripën e bekuar.

Ballkan

Ndërkohë që karakteristikë e vendeve ballkanike është prania e një përzierjeje kulturash dhe rrëfimesh fetare të ndryshme, që ka prodhuar një folklor shumë të pasur e të larmishëm. Festimet e Krishtlindjeve janë të lidhura me kultin e pemëve dhe natyrës. Në ditët mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, mbi oxhakun e shtëpisë varen tri çorape me madhësi të ndryshme, të cilat quhen bandjaci. Ato personifikojnë magjistarët dhe familjen e shenjtë: njerëzit mbushin rrugët (dhe e spërkasin me ujë të bekuar dhe kokrra gruri) duke kënduar e duke u lutur. Netët mes Krishtlindjeve dhe pagëzimit, quhen Nekrsten Dani (ditë jo të pagëzuara), të cilat tradicionalisht popullohen nga krijesa të vogla misterioze, që mendohet se drejtohen nga satirët antikë.

Evropa Qendrore

Në Poloni dhe Republikën Çeke, është shumë i gjallë kulti i Shën Vençelsaut, mbreti antik i Bohemisë i hipur mbi altar, i cili kujtohet në veçanti gjatë festave për zemërgjerësinë e tij. Ëmbëlsira tradicionale është keku me mjaltë, bajame, erëza etj.

Spanjë

Shpesh fëmijët presin dhuratat nga mbretërit magjistarë dhe për këtë arsye, festa e madhe rastis zakonisht me Ujin e Bekuar. Nëpër fshatra është bërë zakon që t`i vendosësh shapkat e mbushura me drithëra te dera e shtëpisë, për të mbledhur gamilet e mbretërve magjistarë. Një tjetër traditë iberike është veshja e një djali si peshkop, për t`i dhënë sa më shumë fuqi deri më 28 dhjetor.

Në Portugali

Për Krishtlindje, fëmijët përgatisin pishtarë me dru ahu, kudhër katrore dhe dëllinja me të cilat do të paraqiten gjatë meshës. Gjatë orëve të para të mëngjesit, familjet konsumojnë consoada-n, një pjatë me mish të thatë dhe drithëra që simbolizojnë agjërimin.

Afrikë

Në Nigeri, natën e Krishtlindjeve, familjet mblidhen rreth të moshuarve pa dallime fetare. Janë të gjithë të mirëpritur dhe dera e shtëpisë lihet hapur. Para ditës së Krishtlindjeve, të rinjtë e komunitetit shëtisin nëpër rrugë, kërcejnë dhe këndojnë këngë të shoqëruara me tambure. Nga 25 dhjetori e më pas, është radha e meshkujve për të festuar, të cilët japin shfaqje, duke mbajtur në fytyrë maska të mëdha prej druri. Në shtetet afrikane, grazhdi ku ka lindur Jezusi nuk ekziston, ndërsa bredhi tradicional i Vitit të Ri nuk mungon. Shtëpitë zbukurohen më shumë me degë palme, mbi të cilat vendosen lule të bardha të mëdha që çelin në këtë stinë.

Amerikën Latine

Në Meksikë, festa e Krishtlindjeve zhvillohet nëntë ditë para datës 25. Quhet Las navidades dhe festimet zhvendosen nëpër kishat kryesore të vendit. Gjatë këtyre ditëve, të cilat simbolizojnë shtatzaninë e Marias, në çdo shtëpi përgatiten dhuratat e mëdha të mbështjella me letër të kuqe. Disa prej tyre mbushen me frutat e stinës, fishekzjarrë dhe kallamë sheqeri. Në prag të përfundimit të nëntë ditëve, zhvillohet një shfaqje e shkurtër, e cila njihet si Las posadas. Një çift troket derë më derë me qirinj të ndezur, duke personifikuar Jozefin dhe Marian që kërkojnë një vend për të kaluar natën, ashtu siç ndodh para Lindjes së Krishtit. Në mesnatë, të gjithë së bashku këndojnë dhe hapin dhuratat me bastunë, më pas shtrihen në tokë në kërkim të frytit më të mirë.

Azi

Në Japoni, zakonisht Krishtlindjet festohen sipas traditës perëndimore, ndërsa Viti i Ri, që koinçidon me atë Evropian, i dedikohet familjes. Natën e fundit të muajit dhjetor, japonezët shkojnë në tempull (si për traditën budiste, ashtu edhe për atë shintoiste), ku godasin me radhë një tra të madh hekuri të vendosur në një ndërtesë brenda kopshtit të shenjtë. Një ditë më pas, njerëzit veshin kimonotë më të bukura që kanë dhe luten për një vit më të begatë. Për këtë rast, në tavolinë shërbehet soba (makarona të holla japoneze), që konsumohet me zhurmë për të treguar kënaqësinë e momentit. Më pas, e ka radhën budingu me fasule azuki dhe moki (brumë i mbushur me oriz të bardhë), që për festa bëhet në forma të ndryshme dhe sipër i vendoset një thelë portokalli.

Australi

Nëse vendosni që t`i kaloni Krishtlindjet në Australi, mos u çudisni nëse darka shërbehet në breg të detit ose Santa Klausi u sjell dhuratat i veshur me bluzë dhe pantallona të shkurtra. Dhe meqë ndodhemi në kontinentin e kangurëve, së fundmi disa australianë me origjinë gjermane, i janë bashkuar një komisioni, i cili dëshiron që t`i zhvendos festat e fundvitit në muajin qershor, gjatë dimrit australian, në mënyrë që të krijojnë një atmosfer

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›