Kuvendi rrëzon heqjen e TVSH-së, Rama: Lajm i keq

Mazhoranca me 71 vota kundër hodhi poshtë kërkesën, kundrejt 63 votave pro.
Seanca e pasdites së shkuar ishte e fundit për këtë vit, ndërsa deputetët pritet të marrin ca ditë pushime. Menjëherë pas kësaj, reagoi edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, duke e konsideruar si një lajm të keq.
“Në parlament u rrëzua plani ynë për heqjen e taksës së ushqimeve bazë e të ilaçeve. Një lajm i keq në fundviti për të gjitha familjet e zakonshme të këtij vendi. Të cilat do të vazhdojnë të fitojnë ende më pak dhe të paguajnë edhe më shumë. Do të vazhdojnë të përballen me rritje çmimesh për produktet jetike dhe për ilaçet. Do të vazhdojnë t'i paguajnë qeverisë 20 për qind taksë për çdo bukë, gotë qumësht, kokërr vezë apo aspirinë. Do të vazhdojnë të paguajnë 20 për qind taksë për drita e korent, pavarësisht sa i paguan qeveria ata ose edhe nëse nuk i paguan askush ngase janë të papunë”, është shprehur Rama.
Sipas tij, “ky rrëzim i paralajmëruar i planit tonë të arsyeshëm në fakt rinënvizon dallimin e qartë mes rrugës së programit tonë dhe qeverisjes pa rrugëdalje për njerëzit e zakonshëm. Ne duam më shumë drejtësi duke e ndarë më drejt barrën e taksave. Ata duan të vazhdojnë të sundojnë përmes padrejtësisë duke taksuar njësoj si veten si shqiptarët e papunë”. /Start/
2011-12-23 08:43