E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaçin: Nëse përmbushen 12 kriteret, në qershor më afër BE-së

Kështu deklaroi zëvendëskryetari i grupit për Evropën Juglindore në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin, i cili shtoi se rivendosja e dialogut politik në Shqipëri është një sinjal pozitiv për PE-në.

Sipas tij, përplasja e dy blloqeve politike në Shqipëri, i kushtuan Shqipërisë humbjen dy vjet radhazi statusin e vendit kandidat. “Liderët politikë duhet të jenë të kuptojnë, se përplasjet individuale dhe personale nuk e forcojnë kredibilitetin e tyre dhe dëmtojnë të ardhmen e Shqipërisë. Kur flasim për Shqipërinë, bëhet fjalë së pari për qytetarët e Shqipërisë, ndaj nevojitet më shumë prosperitet dhe konsolidim i dialogut politik”, vijoi ai.

 Dy marrë parasysh dy ngjyrat e flamurit shqiptar, Kaçin tha se jo çdo gjë në këtë vend është kuqezi dhe se duhen më shumë ngjyra. “Unë kam vendosur që të marr pjesë takimin e ardhshëm me palën shqiptare pasi dua të mbështes ata që mendojnë për të ardhmen e Shqipërisë dhe jo të hakmerrem për të shkuarën”, tha më tej.

Kaçit shprehet se Shqipëria mund ta shoh veten më afër Bashkimit Evropian në muajin qershor nëse më përpara përmbushen të gjitha rekomandimet. “Kjo do të ishte gati një mrekulli. Mrekullitë ndodhin hera herës. Shpresoj që këtë radhë, do të shfaqen në Shqipëri. Dua ta besoj këtë, por më duhet të pres deri sa të shoh provën e fundit. Është e rëndësishme që Mali i Zi do të fillojë negociatat e anëtarësimit në korrik. Pastaj është Maqedonia që ka ngecur për 6 vjet dhe shpresoj që ata të lëvizin vitin tjetër për të gjetur një kompromis. Unë jam raportuesi i Serbisë dhe i mbështes ata. Po bëj gjithçka mundem, por kjo është pak a shumë si një lojë futbolli. Unë mund të jem entuziast, mund të jem shumë në favor, por është ekipi serb që duhet të shënojë golin”, vlerësoi Kacin.  /Start/

                                                                                             2011-12-22 17:15
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›