Krismat e tragjedisë ende në mendjen e gruas shtatzënë
28/02/2010 Gërdeci, dëgjohet dëshmia më tronditëse
TIRANË- Procesi kundër të pandehurve që akuzohen për tragjedinë e Gërdecit vazhdoi dje me dëshminë më prekëse nga një grua shtatzënë në kohën kur ndodhi shpërthimi. Ndërsa kanë qenë pesë punonjës të “fabrikës së vdekjes”, të cilët kanë dëshmuar për kushtet e punës dhe për mungesën e tyre. Ermira Berisha është emri i dëshmitares. Në gjykatë ka ardhur së bashku me fëmijën e vogël. Gjatë tragjedisë ka qenë tremuajshe shtatzënë. Ka pësuar dëmtime në trup, por fatmirësisht fëmija ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Tashmë dëgjimi i është vështirësuar dhe për dy muaj e ca me radhë ka qëndruar në psikoterapi për shkak të frikës së humbjes së fëmijës. Ka punuar për disa muaj me radhë në fabrikë dhe kishte shkuar me disa shoqe. Ajo tha se gjatë kësaj faze lante fishekët që shkonin për demontim dhe paketim. Ditën e ngjarjes ka qenë në fabrikë rreth 15 metra larg vendit nga ku u përhapën flakët. Ka dëgjuar një krismë të madhe dhe më pas ka tentuar të largohet. E ka kapur flaka e madhe, duke e djegur në kurriz dhe në pjesën e pasme të kokës. Si pasojë e këtij shpërthimi ka humbur pjesërisht dëgjimin. Në momentin që e ka kapur zjarri i ka rënë të fikët edhe është zgjuar në spital. “Edhe sot e kësaj dite, në gjumë dëgjoj krisma dhe trembje të madhe”, tregoi Ermira. Prokuroria ka kërkuar që të kundërshtonte pjesërisht dëshminë në lidhje me krismën që kishte dëgjuar. Prokurorja Marjeta Zaimi ka lexuar dëshminë e Ermirës dhënë para oficerëve të Policisë Gjyqësore pasditen e datës 15 mars 2008, kur ndodhi edhe shpërthimi fatkeq. Ajo kishte deklaruar se rreth orës 12 pa 10 minuta shpërtheu një flakë e madhe dhe në këtë moment është larguar me shpejtësi.
Minxholli, tjetër deklaratë vetëmbrojtjeje
“Për kushtet teknike përgjigjej Patrik Henri”
Gati në çdo seancë gjyqësore, Dritan Minxholli kërkon të japë deklarata para trupit gjykues për të lehtësuar pozicionin e tij. Pasi ka dëgjuar disa nga dëshmitarët, ish- drejtori i fabrikës Dritan Minxholli ka marrë fjalën dhe është munduar të shpjegojë kushtet e punës, si dhe faktin se kush ishin administratorët e vërtetë dhe si ishte e ndarë përgjegjësia. Dritan Minxholli për kundërpeshë të gjithë dëshmive të dhëna, deklaroi se administratori Delijorgji dhe vetë ai në cilësinë e drejtorit të punishtes kishin për detyrë në bazë të kontratës, të përgjigjeshin vetëm për anën financiare. Sipas Minxhollit, administratori amerikan Patrik Henri ishte përgjegjësi për anën teknike duke u shprehur se atij i takon përgjegjësia kryesore për mungesën e kushteve të sigurisë në punë. Ish-drejtori i fabrikës së demontimit në Gërdec pohoi se firma “Albademil” kishte dy administratorë, Mihal Delijriogjin që financonte dhe shtetasin amerikan Patrik Henri nga ana teknike. Minxolli tha se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga administratorët dhe rregullat kanë qenë të shkruara.