E Shtunë, 31 Tetor 2026

LMN-ja e PS-së: “Të ikë E.Rama”. Edvini: “Të ikë Berisha”(!)

Kur i gjithë faktori ndërkombëtar është i njëzëshëm në ngjarjen e rëndësishme të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit të vitit 2009, se këto zgjedhje janë “më të mirat e të gjitha zgjedhjeve të tranzicionit në Shqipëri“, zëri i vetmuar i ER-së, bubullin: Jo! Të hapen kutitë e votimit! Së pari, ky slogan është i vonuar prej disa muajsh, kur zgjedhjet u certifikuan nga 20 mijë komisionerë nga më të besuarit, të mandatuar me firmë të Edi Ramës; kur u vistuan edhe nga KZAZ-të; kur morën formë përfundimtare në KQZ, në raportin 7:0; kur u legjitimuan nga KLD-ja. Së dyti, - më e rëndësishmja dhe më absurdja, - kjo kërkesë i kërkohet kryetarit të PD-së dhe kryeministrit të vendit, Dr. Berishës! Me ç’funksion do të mund ta bënte Berisha një gjë të tillë? Me atë të kryetarit të Partisë? Atëherë le t’i hapë vetë E.Rama, si kryetar partie, ndonëse është abuziv në krye të partisë, në respekt të nenit 28 të statusit të PS-së, që e konsideron mandatbjerrë. Po si kryeministër, a e ka doktori këtë kompetencë? Përgjigjen për këtë pyetje, kryetari i ekzekutivit e ka dhënë me një argument juridik: ai nuk mund të veprojë në kundërshtim me një vendim gjyqësor. Sepse Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka atributet e një organi gjyqësor. Këtu debati mbetet si i këputur, meqë edhe “juristët”  me “partis pris” të kinseshefit nuk e shtyjnë problemin më gjatë, domethënë nuk janë prononcuar gjer tani nëse është e mundshme që cilidoqoftë të veprojë kundër një vendimi gjyqësor.Jo çdo dëshirë mund të jetësohet me “ashtu dua unë”. Ajo marrëzia se çështjet e pamundshme mund të zgjidhen me trysninë e rrugëve, jo vetëm që është një qorrsokak ( sokak= rrugë), por nuk bind askushin se këto çudira tuafe realizohen me “Vox popoli, vox dei”. Sepse manifestimi madhështor i 8 dhjetorit, i 500.000 manifestuesve demokratë, që u mblodhën spontanisht dhe pa joshje paresh (a mund të mohojë E. Rama veprimin antiligjor se janë dhënë pare për të mbledhur njerëz në  manifestimet e tij? – huq i atyre që e kanë në gjak korrupsionin!), pra, ky manifestim dëshmoi se zëri i pasuesve të tij nuk është as spontan, as zëri i Zotit (Vox dei). *   *   *Tani pasuesit e zellshëm të atij që kërkon të presë lisin me gërshërë, e kanë zbukuruar disí atë sloganin e hapjes së kutive: Këto duhen hapur patjetër, se kështu ka “bërë ymër” kryetari! Përndryshe? Përndryshe duhet të ikë Berisha bashkë me kutitë!Të vjen për të qeshur me budallallëkun  e fanatikëve pa tru. Fituesi i zgjedhjeve, Berisha, duhet të ikë, që të vijë në fuqi humbësi i zgjedhjeve, Edi Rama! Kjo tregon edhe hipokrizinë marroqe, të shpallur nga vetë ithtarët që i kanë mbetur E.Ramës, që të mos jetë fare i vetmuar! Kanë deklaruar, së bashku, se hapja e kutive nuk nënkupton ndryshimin e mandateve. Domethënë se kutitë u dashkan hapur, duke pranuar se kjo skotë e pranon veten në opozitë! Atëherë janë humbës! Përse duan, si pasojë, që t’i provojnë bashkësisë se anëtarëve të Lëvizjes për Mendimin e Lirë, se zgjedhjet i kanë fituar? A nuk e kuptojnë se ajo hilja për të shmangur nenin 28 të statusit të PS-së, shkelet në mënyrë trashanike? Pra, e gjitha kjo zallamahi na sendërtohet për të mos lënë fronin abuziv, Edvin Rama! Kësisoj njeriu që po mbahet me paterica, kërkon që të ikë Berisha! Si shumë oreksllinj na qenkan këta të dështuar që kërkojnë të jenë triumfatorë! Po flasim në shumës. Na duhet të shprehim mendimin tonë se cilët janë këta. Nuk janë socialistët në tërësinë e tyre. Një pjesë, gjithmonë e në rritje, e elitës së kësaj partie, e ka të qartë (dhe e kanë shprehur hapur), se Ed Rama është humbës. Demokratët e treguan në një ballafaqim ekspresiv, epërsinë e tyre me ata të pesëqindmijët që dolën në sheshin Skëndërbej, në një shumësí të tillë sa që mezi i nxinte ky shesh. Këtë numër, pasuesit me hir apo me pahir (me korrupsionin e blerjes me lekë në dorë), të liderit të përkohshëm  të PS-së, nuk e arrijnë dot, edhe sikur ta dyfishojnë vlerën korruptuese të pagesave për të shtuar artificialisht numrin e pjesëmarrësve. Atëherë, a nuk tingëllon grotesk ajo shprehja “populli opozitar”?Duhet shpjeguar edhe përse është një pakicë shpërfillëse ajo që ia mban ison këngës së stonuar të Edvinit. Ajo pjesë përbëhet nga kontingjentet e mëkatarëve, të cilëve nuk u ka mbetur tjetër rrugë, veçse të ecin në udhë pa krye, me shpresa të mëdha të gjojakryetarit, por me rezultate të cilat po rrëgjohen dita-ditës.Faktori ndërkombëtar e ka thënë fjalën e vet: Reagimi i rrugëve (lexo: rrugaçëror) i sjell ca vështirësi mbërritjes me sukses në dy ideale të mëdha të popullit dhe të qeverisjes së sotme, me një solidaritet të sinqertë PD-LSI për të jetësuar liberalizimin e vizave dhe aderimin në BE, në kohën më të shpejtë të mundshme. Këtë perspektivë e ka të qartë qeverisja e sotme, e kryesuar nga Berisha, qeverisje e cila është një koncentrat forcash të djathta e të majta, për realizimin e një ëndrre shekullore të popullit tonë....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›