E Shtunë, 31 Tetor 2026

Per shefin e bumceve dhe gazeten e Edvin Rames

Shekulli i dates 11 shkurt e paska trembur pushtetin. Publikimi i nje detaji te vogel por shume te rendesishem qe hedh drite mbi te verteten e 21 janarit shkaktoi reagime madje dhe nje konference kercenuese te PD-se dje.


Ne kete vend ku i eshte shpallur lufte logjikes humane ku per hir te pushtetit mbartesit e tij jane kthyer ne qenie pa zemer e pa tru ndoshta do ishte me mire mos tu pergjigjeshim. Por pergjigjen ia kemi borxh lexuesit.


Provat dhe analizat e botuara te premten ne Shekulli jane produkt i nje hetimi te thjeshte. Gjurmet e plumbave nuk kane nevoje ti tregoje kush ato jane ne vendin e krimit. Por ai qe nxjerr bumcin e rradhes ti thote idiotesi publikut eshte mesuar ti beje te tjeret te heshtin me kercenime e ne mos u bindshin - me diegie redaksish apo edhe me zi se kaq.


Ne nje vend normal me institucione te stabilizuara me ligj funksional e me profesioniste qe bejne te mundur mbarevajtjen dhe pavaresine e drejtesise Sali Berisha tani duhej te ishte duke vuajtur ndeshkimin e 21 janarit. Duhej te merrej drejtesia me te dhe jo ai me drejtesine.

Ne 21 janar ne oren 19.00 Sali Berisha hodhi teorine e vrasjes se demonstruesve nga afer nje nga rastet e rralla kur krimi tenton te beje edhe ekspertizen mjeko-ligjore te viktimes. Po te mos qe per mediat qe nxorren videon e vrasjes po ate mbremje perralla e frikshme e Berishes do te mbetej e vetmja narrative e gjakderdhjes se tmerrshme te 21 janarit. Pasi versioni i pare u dogj nga mediat kreu i akuzuar per vrasje i Egzekutivit te ketij vendi doli e hodhi versionin tjeter ate te pucit.

Aty na ka perfshire te gjitheve. shte cmendur - thone disa. Jo Tenton te shkembeje te gjallet me te vdekurit te prodhoje nje as ne kumarin e ndyre politik me te cilin tenton te arrije ne piken e pas 97-s ku te krijoje klimen e heqjes dore nga pucet nese te tjeret heqin dore nga kerkimi i vrasesit.

Mbrojtja me e mire eshte sulmi dhe i ka kompleksuar te gjithe me egersine e retorikes se tij perfshire edhe vete opoziten. Po ben te njejten gje edhe me median kritike. Me ate qe ka ngelur. Ate pjese te medias qe aq bukur e rreshtoi para disa ditesh edhe ambasadori i cuditshem amerikan i Tiranes.


Ka dhjetera ekrane e gazeta ky vend qe jane bumcizuar pas 21 janarit. I thone te zezes e bardhe dhe nuk i bezdis askush. Kurse per ato pak media kritike qe rezistojne ende i akuzuari per vrasje i 21 janarit nuk ka menyre tjeter vecse tu hedhe sadopak nga balta ne te cilen ka mbytur vendin. I referohet Shekullit deklarata e djeshme ose gazetes se Edvin Rames sic rilexon bumci i rradhes.


Bejne sikur harrojne qe detaje mbi 21 janarin madje shume me teper se Shekulli jane botuar edhe ne gazetat e tjera vecanerisht ne gazeten MAPO psh nje gazete qe ne e vleresojme ashtu sic vleresojme dhe koleget tane qe punojne aty. Por me gjithe respektin ska bumce qe te na binde qe MAPO na qenka gazete e Rames apo gazete kritike ndaj Berishes.

Atehere pse kjo kembengulje vetem me Shekullin Pse nuk rresht se asociuari Shekullin me Edvin Kristaq Ramen ky kryeminister gojecorap Sigurisht qe ia njohim sikletin ia dime qellimin. As me shume e as me pak se te tjeret nuk ka bere Shekulli per Ramen personalisht. Por e ka nje shprese kryeministri qe ky asocim ne kushtet e llumit do tia zbehe sadopak besueshmerine Shekullit.


Ka dash Zoti qe lexuesit tane te na njohin mire. Na i dine edhe dobesite dine te na falin dine te na ndeshkojne. Kjo e bumcit te rradhes dje na jep rastin qe tu shprehim me keto rreshta edhe nje falenderim pas 21 janarit Shekulli ka dyfishim shitjesh. Shko e verifikoje shifren e shitjeve te 22 janarit o kryeminister. Nuk e ke problem se ti e ke zakon te futesh hundet e te rremosh gjerat e te tjereve.


Ajo shifer eshte nje mesazh per ne por eshte nje mesazh edhe per ty o kreu i ministrave. Ajo deshmon cfare mendojne njerezit per 21 janarin dhe per ty. Sa per te tjerat Shekulli eshte rregjur me puce e komplote si te tuat.
Kjo gazete ka qene mike e opozitave te ketij vendi qekur Edvin Kristaq Rama nuk ishte fare verdalle. Ti ben sikur harron por Shekulli ka qene mike e opozites edhe kur ne opozite ishe ti.

Ti vazhdo dil vete ose nxirr bumcat ti bien fyellit derisa te vije ora e drejtesise edhe ne kete vend. Ne do te vazhdojme luften tone per ta bere publike te verteten. Kjo eshte lufta e cilitdo gazetar ne bote ky eshte thelbi i profesionit te gazetarit. Plehu i pushtetit mund te kuterboje rende po nuk ka pleh qe te mbuloje aromen e gjakut te pafajshem ku keni ngjyer duart tuaja.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›