E Diel, 1 Nëntor 2026

Kristen Stewart, sërish ekspozon trupin

Kristen Stewart,ka filluar ti bashkohet yjeve që parapëlqejnë ta ekpozojnë trupin në tapetin e kuq. Aktorja nuk njihet për stil te vaçantë dhe paraqitjet e saja në tapetin e kuq gjithmonë kanë qenë disi të mërzitshme.

Por, kohëve të fundit, ajo ka filluar ta ndërrojnë një gjë të tillë. Kristen ka marrë pjesë në promovimin e filmit të saj, “On The Road” ku është paraqitur me një fustan që i ekspozonte shumë trupin e që është punuar nga dizajneri, Erdem.

Aktorja, edhe gjatë premierës së filmit, “Breaking Dawn 2” muajin e kaluar, kishte veshur një fustan nga i cili i shiheshin të brendshmet.

Pas skandalit së tradhtisë me regjisorin Rupert Sanders, Kristen dhe i dashuri i saj, aktori, Robert Pattinson i janë kthyer lidhjes dhe tani ajo po shijon momente shumë të mira si në jetën private ashtu edhe në karrierën e saj si aktore./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›