“S’do kthehem kurrë në “ X Factor”

E kishin “shqelmuar” nga spektakli muzikor, “X Factor “në Amerikë me arsyen se publiku nuk e kuptonte theksin e saj të anglishtes. Por, ka ardhur dita që Cheryl Cole po e përgjërojnë që të kthehet në panel.
Ndërkaq, këngëtarja, ka deklaruar se as nuk e ka ndërmend të kthehet dhe se tani po i përkushtohet karrierës së saj muzikore.
Bëhet e ditur se, shefi i, “X Factor”, Simon Cowell është i gatshëm të paguajë shumë të majme parash vetëm që ta ketë prapë bukuroshen në panelin e juries për shkak që shikueshmëria e spektaklit ka rënë dukshëm, që kur është larguar këngëtarja.
Vitin e kaluar, këngëtarja u zëvendësu me Nicole Scherzinger. Që nga ajo ditë ajo dhe Simon, i kanë ftohur mardhëniet miqësore në mes vete./Indeksonline/