Barroso sot në Athinë, takim kokë më kokë me Samaras
Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso shkon sot në Athinë, pas 3 vjetësh, ku do të zhvillojë një takim kokë më kokë me kryeministrin grek Antonis Samaras.
Qëllimi i vizitës, siç është raportuar nga përfaqësuesi i Komisionit Evropian, është që të shqyrtohet gjendja ekonomike në Evropë dhe në Greqi. Në tryezë për diskutim, do të jetë çështja e zbatimit të angazhimeve të ndërmarra nga qeveria greke dhe reformat strukturore të kërkuara prej saj.
Barroso shkon në Greqi në një periudhë shumë kritike për këtë vend, kur shumë burime flasin për një mundësi të madhe të daljes së Greqisë nga euro, apo për nevojën e ristrukturimit të mëtejshëm të borxhit publik grek etj.
Sipas qeverisë dhe medias greke, një nga qëllimet e vizitës së Barrosos në Athinë, është të përcjellë mesazhin brenda vendit dhe në Evropë, se pozita e Greqisë është euro dhe se Komisioni Evropian do të marrë hapat e nevojshme për të siguruar këtë. Gjithashtu ai pritet të theksojë se nuk ka rrugë tjetër për Greqinë, veç zbatimit të Memorandumit. Duke folur për vizitën e Barrosos në Athinë, zëdhënësi i qeverisë greke tha se "vizita ka një konotacion politik, sepse kjo do të thotë, njohje e përpjekjeve të bëra nga qeveria Samaras".
Takimi Barroso-Samaras do të zhvillohet sot pasdite, ndërsa më herët kryeministri do të takojë krerët e partive partnere në koalicion Venizelos dhe Kuvelis.
Barroso viziton Athinën, ndërkohë që aty ndodhen 40 ekspertët e Trojkës, të cilët po zhvillojnë inspektime me qëllim hartimin e një raporti, nga i cili varet lëvrimi i këstit të radhës për Greqinë. Samaras do të presë nesër në zyrë përfaqësuesit e Trojkës, nga të cilët do të informohet mbi imazhin që ata kanë formuar gjatë inspektimeve të tyre.
Komisioni Evropian: Në shtator, vlerësimet për Greqinë
“Treshja do të kthehet në Athinë në shtator, për të vazhduar vlerësimin e programit grek", tha Antoine Kolompani, zëdhënësi i komisionerit Evropian, për ekonominë.
Më herët, BE-ja kishte deklaruar se Trojka do të jetë sërish në Athinë në gusht dhe vendimi për lirimin e një kësti të ri të ndihmës, do të merrej në shtator.
Zëdhënësi i komisionerit refuzoi të sqarojë nëse deklarata e tij paralajmëron vonesa të mëtejshme në vlerësimin e programit grek, apo nëse misioni i Trojkës e ka shtyrë në shtator, vizitën e planifikuar për në gusht. Ai tha se nuk është në gjendje të japë kohën e saktë se kur përfundon misioni i Trojkës në Greqi.
Financial Times: Greqia, shumë pranë daljes nga euro
Financial Times shkruan se “Greqia është shumë pranë daljes nga euro". Sipas profesorit të ekonomisë në Harvard, Martin Feldstein, “Greqia ka gjasa të dështojë gjatë inspektimit të Trojkës, dhe do të shkojë drejt daljes së saj nga euro, në vjeshtën e këtij viti”. Feldstein shton se e vetmja zgjidhje për t’i dhënë fund krizës në eurozonë, është një “euro e dobët”.
Citigroup: 90% shanset, që Greqia të dalë nga euro brenda 18 muajve
90% janë gjasat për dalje të Greqisë nga euro gjatë 12-18 muajt e ardhshëm, sipas vlerësimeve të kreut të analistëve ekonomistë të Citigroup, transmeton Dow Jones Newswires. Në vlerësimet e mëparshme, Citigroup kishte vendosur shanset midis 50% dhe 75%.
Ish përfaqësuesi i Greqisë në FMN: FMN e dinte që do dështonte me Greqinë
Ish përfaqësuesi i Greqisë Panaiotis Rumeliotis në FMN, tha për "New York Times", se FMN-ja e dinte që nga fillimi se programi grek nuk do të kishte sukses. Z.Rumeliotis tha se "FMN e dinte që në fillim se ky program nuk mund të zbatohet për shkak se kemi nuk pasur asnjë, por asnjë histori suksesi", dhe u përqendrua në faktin se Trojka nënvlerësoi efektet negative të programit për ekonominë greke. Sipas tij shkurtimet e mëdha të aplikuara në Greqi, çuan në një depresion të madh.