E Diel, 1 Nëntor 2026

Pukë, plaku i Përmarkajve: Djemtë e mi gabuan, dua leje të pi kafe me Markajt

PUKË - Që nga dita kur ndodhi masakra në Qelëz, jeta ime ka ndryshuar. “Ndjehem i fyer dhe i ofenduar, ndjej keqardhje për fqinjët e mi që u vranë dhe të afërmit e tyre që u plagosën. Markajt duhet të më japin leje që të pi kafen e ngushëllimit, siç e kemi zakon ne malsorët. Eshtë mirë që gabimi që bënë djemtë e mi të mos shkoj më tej". Kështu u shpreh dje Gjin Përmarkaj, babai i autorëve të krimit të rëndë të ndodhur më 29 qershor të këtij viti në Pukë. Afro një muaj pas vrasjes së Hil dhe Paulin Markajt si dhe plagosjes së bashkëshorteve dhe nipit të tyre, 76-vjeçari kërkon publikisht që dy familjet të ulen e të bisedojnë që t'i japin fund përplasjes mes tyre.

Në një intervistë dhënë dje për "Gazeta Shqiptare", Gjin Përmarkaj deklaron se me familjen Markaj nuk kishin konflikte që mund të çonin deri në vrasje. Ai sqaron se lajmin për masakrën e ndodhur festën e Shën Palit e ka mësuar nga televizori, pasi ndodhej në banesën e tyre në Tiranë. Plaku u bën thirrje djemve të tij, Sokolit dhe Antonit që të vetëdorëzohen sa më parë në polici, pasi dënimi i tyre është i pashmangshëm.

(lajmin mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Masakra e Pukës,Prokuroria: Pezullim për shefin e komisariatit dhe 2 oficerë

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›