Tërhiqet Kusari-Lila, nga 1 gushti hiqet taksa e çimentos
PRISHTINE - Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila ka marrë vendimin për heqjen e taksës për çimenton, vendim ky që do të hyjë në fuqi nga 1 gushti.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, gjatë takimit që zhvilloi të mërkurën pasdite në Prishtinë me homologun e tij shqiptar, Edmond Panariti.
Hoxhaj tha se “çimentoja dhe patatja nuk do të bëhen pengesa në raportet Kosovë-Shqipëri”, raporton Zëri.
Ndërkohë kryediplomati shqiptar Edmond Panariti deklaroi se “bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të jetë model për rajonin”.
(er.nu/BalkanWeb)